Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Hapja e negociatave me BE, Grida Duma: Po fshehin lajmin e keq

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Grida Duma, femra më e bukur? Deputetja na la pa fjalë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma shkruan se Shqipërisë nuk do t’i hapen në qershor negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Përmes një postimi në “Facebook”, Duma shprehet se qeveria është duke përdorur një teknikë për të fshehur lajmin e keq mbi integrimin e vendit në BE.

Ndër të tjera, ish-deputetja thekson se për të pestën herë me radhë Shqipërisë i refuzohet hapja e negociatave.

Postimi i plotë:

Samiti i Berlinit është shumë i rëndësishëm për të gjitha sinjalet që transmeton. Duket se një nga elementët prioritare është marrëdhënia Kosovë – Serbi.

Kosova sot, ashtu si gjithmonë, ka nevojë për një Shqipëri dinjitoze!

Shqipëria ka nevojë për përgjegjësinë e kuptuar mirë dhe ndershmërinë që i përgjigjet kësaj nevoje!
Të dashur miq,

Është e qartë tashmë që teknikaliteve që përdoren për të fshehur lajmin e keq mbi integrimin evropian të Shqipërisë po u del boja. Të gjitha shenjat tregojnë se hapje negociatash nuk do të ketë.

Ky është një lajm i rëndë.

Rruga e Shqipërisë po ndahet nga ajo e Maqedonisë, e cila mesa duket e ka marrë Po-në zyrtare.

Justifikimet me fitoren e pritshme të së djathtës “ekstreme” në zgjedhjet e ardhshme në Parlamentin Evropian, me qëndrimin e Francës, e cila nuk do zgjerim, janë thjesht përdredhje të realitetit.

Realiteti është vetëm një – për të pestën herë me rradhë Shqipërisë i refuzohet hapja e negociatave. Kjo është shenja e parë e qartë që tashmë kriza politike në vend, nuk është më çështje e brendshme e Shqipërisë, zgjidhja e të cilës është në dorën e një grushti politikanësh, disa prej të cilëve të qajnë ditën e të qeshin natën.

Të qeshin, teksa thonë me ironi: “Në Shqipëri në fund të ditës vendos populli”.

Por populli shqiptar është i pari në rajon që beson tek Bashkimi Europian, që e sheh dritën tek hyrja ne Europë.

Pse vonohet hapja e negociatave; Shqipëria nuk ka probleme madhore me fqinjët; ajo nuk ka probleme me emrin, ashtu si Maqedonia e Veriut; ajo nuk ka probleme minoritetesh, ashtu si pjesa më e madhe e vendeve të Ballkanit.

Ti fshihesh të keqes duke gënjyer popullin tënd, nuk e eliminon të keqen, as nuk i shpëton shqiptarët.

Shqiptarëve në Shqipëri u takon ti dëshmojnë vetes, ashtu dhe të tjerëve, që çelësi i integrimit të tyre është në Tiranë; ky çelës nuk ka humbur as në Evropë, as në ankesat për populizmin dhe nacionalizmin evropian, as në raportet e policisë hollandeze për trafikun e drogës.

Çelësi i integrimit të shqiptarëve është vjedhur e mbahet peng nga interesa individësh që kanë pushtet, që uzurpojnë politikën, ekzekutivin, gjyqësorin, legjislativin.

Por mes nesh nuk gjendet vetëm çelësi i humbjes.
Mes nesh është edhe çelësi i zgjidhjes.

Tags: beGrida DumanegociatatQeveriaSamiti i Berlinit

TË LIDHURA

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta mbetet në burg
Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta mbetet në burg

17:14 | 12/03/2026
Parandalohet ngjarje kriminale në Sarandë, 62-vjeçari kërcënon fqinjët me armë
Aktualitet

Parandalohet ngjarje kriminale në Sarandë, 62-vjeçari kërcënon fqinjët me armë

16:48 | 12/03/2026
Rama: Nëse Kosova kërcënohet, kërcënohet edhe Shqipëria
Aktualitet

Rama: Nëse Kosova kërcënohet, kërcënohet edhe Shqipëria

16:21 | 12/03/2026
Next Post
Shpalosi flamurin kuqezi në kalanë e Ohrit, gjykata merr vendimin për arbëreshin

Shpalosi flamurin kuqezi në kalanë e Ohrit, gjykata merr vendimin për arbëreshin

“Aleanca me Ramën sakrificë e madhe”, Vasili: Pse e lashë drejtimin e LSI-së

“Aleanca me Ramën sakrificë e madhe”, Vasili: Pse e lashë drejtimin e LSI-së

Nuk po gjen rrugën e golit, Wanda ka një “kurë” të veçantë për Icardin (Foto)

Nuk po gjen rrugën e golit, Wanda ka një “kurë” të veçantë për Icardin (Foto)







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta mbetet në burg
Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta mbetet në burg

by mirseda
17:14 | 12/03/2026
0

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Ilir Metës, që do të thotë se ish-presidenti mbetet në paraburgim....

Zyrtarët izraelitë: Testi i suksesit të luftës me Iranin është uraniumi

Zyrtarët izraelitë: Testi i suksesit të luftës me Iranin është uraniumi

16:54 | 12/03/2026
A do të lejohet kombëtarja iraniane në Kupën e Botës, Trump: Janë të mirëpritur

A do të lejohet kombëtarja iraniane në Kupën e Botës, Trump: Janë të mirëpritur

16:51 | 12/03/2026
Parandalohet ngjarje kriminale në Sarandë, 62-vjeçari kërcënon fqinjët me armë

Parandalohet ngjarje kriminale në Sarandë, 62-vjeçari kërcënon fqinjët me armë

16:48 | 12/03/2026
Izraeli paralajmëron banorët e Bejrutit: Largohuni 300 metra nga objektet e Hezbollahut

Izraeli paralajmëron banorët e Bejrutit: Largohuni 300 metra nga objektet e Hezbollahut

16:23 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com