Banorët e lagjes “5 Shtatori” në Skrapar përjetuan një situatë paniku mbrëmjen e djeshme pasi një 57-vjeçar qëlloi disa herë me armë zjarri në ajër dhe më pas në drejtim të policisë.
Raportohet se të shtënat e para janë regjistruar rreth orës 20:40.
Pas mbërritjes së policisë në vendngjarje, 57-vjeçari me iniciale H.H qëlloi në drejtim të tyre dhe u mbyll në shtëpinë e tij në katin e parë të një pallati.
Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit dhe një grup i negociatave të Reneas. Ata rrethuan pallatin dhe i kërkuan 57-vjeçarit të dorëzohej.
Ky i fundit sipas policisë vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte në banesë bashkë me vëllain e tij.
Negociatat mes tyre dhe forcave të policisë zgjatën rreth 4 orë dhe në fund të dy vëllezërit janë dorëzuar e më pas janë shoqëruar në komisariat, shkruan “opinion”.