pusulabetcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24betpuanmatadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabetsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetmarsbahisholiganbethititbetmarsbahisjojobet girişMeritbetsuperbetingrandpashabetjojobetmeritkingdeneme bonusugrandpashabet linkdeneme bonusugrandpashabetpiabellacasinobetzulamatadorbetpashagamingdoedacasibomtürk pornocasinowongameofbetgrandpashabetmatbetradissonbetbahiscasinoromabetgrandpashabetteosbetteosbetgameofbetgrandpashabetmarsbahisimajbetbetgitamgbahiscashwinbetgitjojobetbetgitmercurecasinopusulabetjojobetvdcasinourfa konteynerşanlıurfa konteynervdcasinobetciopusulabetdoedasuperbetinPusulabet güncel girişPusulabet girişbetvolejojobetCasibomCasibombahibomgrandpashabetcasibomtaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuanbets10 girişpusulabet girişcasibomgrandpashabet girişmatbet girişVDCasinoonwinbetcio girişsekabet girişbetgitromabetromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetjojobetholiganbetjojobetgrandpashabetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabetiptv satın alromabetGrandpashabetcasibommeritkingjojobettrbetgrandpashabetholiganbetpusulabetvdcasinobetciosekabetjojobetmarsbahissekabetmatbetimajbetholiganbetgrandpashabetdeneme bonusu veren sitelerpalacebetŞans CasinocasibomGrandpashabetbetciograndpashabetpusulabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Haklaj: Mos bini pre e teorive konspirative që përhap berishizmi, SHBA nuk bashkëpunon me “non gratën”

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Ish-deputeti dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike në Tropojë, Azgan Haklaj, përmes fakteve ka denoncuar një rast dhune e cila ka prapavijë politike. Ai flet për ish-kryeministrin Berisha, i cili ka porositur besnikët e tij për të çuar deri në fund planet dashakeqe.

Gjithçka nis në vitin e largët 1999, ku u gjet pa jetë në guroren e Fierzës Agë Imeri nga fshati Gri i Malësisë së Gjakovës, i mbëshjellë me një mushama dhe i lidhur me litar. Azgan Haklaj kujton se në atë periudhë, si kryetar i PD-së të Tropojës ka denoncuar në shtypin e kohës krimin makabër, dhe më vonë në Parlamentin e Shqipërisë si deputet i Malësisë se Gjakovës.

Dhe kur plaga nuk ishte mbyllur, një tjetër dhimbje i shtohet kësaj familje. Bashkëshorti i vajzës së Agë Imerit u godit me hekura. Bëhet fjalë për demokratin qendrestar Avdi Lamaj.

Ndonëse ka kaluar një muaj nga ky rast, agresorët janë ende të lirë. Tejet i irrituar për çfarë ka ndodhur, ish-deputeti shprehet se ish-kryeministri Berisha ka urdhëruar grupin e tij të sulmojnë të gjithë ata që u rreshtuan në krah të Lulzim Bashës.

Me një thirrje të hapur, Azgan Haklaj i drejtohet gjykatësve për t’u çliruar nga Berisha. E ndërsa si ish-deputet i Malësisë së Gjakovës denoncon me forcë publikisht aktin kriminal ndaj anëtarit të PDSH-së Avdi Lamaj. Ai i drejtohet insitucioneve që të bëjnë zbardhjen e ngjarjes në fjalë, për të vënë drejtësinë në vend.

Ja se çfarë shkruan Azgan Haklaj

Denoncim:

Qershorët e dhimbshëm të qëndrestarëve.

Me dt 16 qershor të vitit 1999 u gjet në guroren e Fierzës i vdekur Ag Imeri nga fshati Gri i Malësisë së Gjakovës, i mbëshjellë me një mushama dhe i lidhur me litar.

E kishin nxjerrë një natë më parë nga komisariati i Tropojës gjoja për lirim por ishte masakruar nga banda shtet.

Si kryetar i PD-së të Tropojës e pata denoncuar atëherë në shtypin e kohës këtë krim të tmerrshëm dhe më vonë në Parlamentin e Shqipërisë si deputet i Malësisë se Gjakovës në atë kohë.

E bija Drita Lamaj dhe të gjithë familjarët e kanë kujtuar çdo vit njeriun e tyre të shtrenjtë duke u lutur e shpresuar se një ditë vrasësit do të dalin para drejtësisë dhe do të marrin denimin e merituar.

Edhe këtë vit kur po përgatiteshin të kujtonin Agën dhe po luteshim që drejtesia të gjejë autorët e këtij krimi të pamëshirshëm që kishin shkelur edhe kodin zakonor duke dhunuar edhe të vdekurin por pas një fushate linçuese, kërcënuese ndaj demokrates të pamposhtur Dritë Lamaj në mes të ditës, në qëndër të Qytetit Studenti, para postës së policisë me dt 14 qershor goditet me hekura bashkëshorti i saj demokrati qendrestar Avdi Lamaj.

Megjithëse ka kaluar një muaj ende agresorët janë të lirë.

Më të fortë, me të hapur, më të bashkuar deklarojnë më pompozitet foltorja apo rithemelimi.

Simfonia mesjetare e varreve, dashëve, qyskive, shkallëve kërkojnë bashkim ndonëse për gati 1 vit angazhuan çetën e fesbukësave duke sharë, intimiduar, shantazhuar, madje duke i kërcënuar edhe me eleminime fizike të gjithë ata që mbrojtën selinë e PD të Shqipërisë nga “përmbaruesit paqësorë” apo “kalorësit templarë berishistë” të cilët u përpoqën të pushtojnë me dhunë shtepinë tonë të lirisë por deshtuan turpshëm dhe ikën me bisht ndër shalë.

Pasi e pushtoj me një vendim të një gjykatësi skllav të tij me formularë, vulë e logo të falsifikuar e çeshtja është në gjykatën e apelit nongrata ka urdhëruar grupin e tij të gestapos të sulmojnë të gjithë ata që u rreshtuan në krah të Lulzim Bashës e vizionit euroatlantik të tij dhe SHBA-së si aleati tradicional i Shqipërisë dhe që këtë vit festuam 100 -vjetorin e miqësisë SHBA -Shqipëri.

Në vigjilje të 100- vjetorit të miqësisë SHBA & Shqipëri kamelaoni, komunisti antikomunist, liberali konservator Marshall Berisha thirri një protestë miting që nuk kishte kauzë por për të sfiduar Amerikën e për ti bërë presion grupit të deputetevë të PDSH-së dhe gjykatës për të lënë në fuqi vendimin e një gjykatësi që sot duhet të ishte në burg.

Mirëpo Makbethi Sali Berisha me dt 7 korrik nuk guxoi të përdorë para kryeministrisë arsenalin mesjetar që përdori për të pushtuar selinë e PDSH-dë me dt 8 janar.

Këto ditë është mbledhur grupi i deputetëve dhe nëpërmjet shtypit i kemi dëgjuar opsionet e gjithësecilit.

Pati nga ata që kërkonin bashkimin me nongratën.

SHBA dhe partnerët euroatlantikë kërkojnë distancim nga Berisha kurse disa liliputë të hipotekuar kërkojnë bashkimin me të.

Pamjet që do të shihni nuk kanë nevojë për koment.

Atyre deputetëve që kërkojnë bashkim me nongratën si ju duken këto pamje po të ishin të familjarëve të tyre?!

Si ndihen ata deputet që kërkojnë bashkimin me Sali Matrapidin?

A kanë ndopak turp nga qëndrestarët që i mbrojtën me dt 12- të dhjetor të vitit 2021 dhe me dt 8 janar të vitit 2022 nga marionetat e Sali Matrapikut.

Unë së bashku me spartanët e PDSH i mbrojtëm me dt 8 janar nga vikingët berishistë që kërkonin natën e Shen Bartolemeut.

Gestapoja Berishiste ka hartuar listën e “bindjeve paqësore”, gjithnjë në emër të “bashkimit”.

Të tjerë janë në radhë.

Po kush është Gestspoja e Berishës??!

A mos vallë është grupi që rrahu me leva kryeministrin Edi Rama?!

Apo është bërë gati grupi naziskin i gjahtarëve “miq” të Kosta Trebickës, apo Sokol Olldashit?!

Sigurisht që nongrata me këto veprime tribale do ti mbajë në presion grupin e deputetëve dhe ti bëjë presion gjykatës sepse jetojmë në Shqipërinë e Trekëndëshit të Bermudës.

Deputet të PDSH-së!

Gjykatës të nderuar!

Ka ardhur koha të çliroheni nga oktapodi Sali Berisha.

Leviathanit i ka ardhë fundi.

Mos u trembni.

Vriteni frikën.

Bota është e guximtarëve është postulati që na ka lënë testament Shekspiri.

Si ish deputet i Malësisë së Gjakovës denoncoj me forcë publikisht aktin e kriminal ndaj antarit të PDSH-së Avdi Lamajt.

I bëj thirrje ministrit të brendshëm z Blendi Çuçi!

I bëj thirrje prokurorit të përgjithshëm z Olsian Çela!

Të kapet autori dhe të vihet para drejtësisë.

I bëj thirrje trupës diplomatike të akredituar në Republkën e Shqipërisë!

I bëj thirje shoqatave të përndjekurve politikë!

I bëj thirrje PDSH-së, grupit parlamentar të saj të reagojnë menjëherë për situatën e krijuar e të sensibilizojnë institucionet ligjzbatuese për kapjen e agresorit dhe mbrojtjen e demokratëve nga ekspedita kriminale e inspiruar nga berishizmi.

Demokratë të Shqipërisë!

Mos bini pre e teorive konspirative që përhap berishizmi.

SHBA kurrë nuk bashkëpunon me nongratën.

Tags: Azgan HaklajbashaBerishadenoncim

TË LIDHURA

Aktualitet

Sidorela Vatnikaj: Edi Rama të hetohet si koka e një organizate kriminale

20:41 | 16/07/2026
Aktualitet

Shkëlqim Hajdari: Nuk do të lejojmë hapjen e puseve pa leje, KBL Erzen miraton katër projektvendime

20:39 | 16/07/2026
Aktualitet

Nga Durrësi në protestë, pensionisti: Vij çdo ditë me autobus, Rama do të largohet

19:57 | 16/07/2026
Next Post

Qeveria miraton hartën e re gjyqësore

Sulmet kibernetike/Rama: Agresion i organizuar, dyshohet për dy shtete (VIDEO)

Kryeministri italian Mario Draghi jep dorëheqjen pas një jave trazirash







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019
Screenshot

Prefekti Hajdari promovon nismën: “Bukë, ujë dhe vaj ulliri falas” në bujtina, restorante e bare

18:15 | 10/07/2026

‘Drejtësia shqiptare, në shërbim të Dritan Dajtit e shokëve të tij’

21:36 | 08/02/2019




TË FUNDIT

Aktualitet

Sidorela Vatnikaj: Edi Rama të hetohet si koka e një organizate kriminale

by mirseda
20:41 | 16/07/2026
0

Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka mbajtur një fjalim të fortë në ditën e 47-të të protestës, ku ka...

Shkëlqim Hajdari: Nuk do të lejojmë hapjen e puseve pa leje, KBL Erzen miraton katër projektvendime

20:39 | 16/07/2026

Dinamo City përmbysje spektakolare në Kazakistan, shkon në raundin e dytë të Conference League

20:19 | 16/07/2026

Nga Durrësi në protestë, pensionisti: Vij çdo ditë me autobus, Rama do të largohet

19:57 | 16/07/2026

Rrezikojnë jetën për të kaluar rrugën, këmbësorët gjobiten në autostradë

19:54 | 16/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com