Për ish-prokurorin, Shkëlqim Hajdari, lirimet me kusht përpara kohe për personat e dënuar për krim të organizuar, duhet t’i kalojnë për kompetencë SPAK dhe gjykatave përkatëse.
I ftuar në ”Real Sroty” në ”News24”, Hajdari u shpreh se SPAK si strukturë, është më e mbrojtur nga presionet e mundshme të krimit të organizuar dhe punonjësit e saj kanë paga më të mira, e në këtë mënyrë sipas tij zhbëhet korrupsioni.
Ndër të tjera, Hajdari tha për krime më të lehta gjykatat duhet të japin vendime më liberale.
Shkëlqim Hajdari: “Duhet bërë një ndryshim ligjor. Nuk duhet bërë lirimi i parakohshëm me kusht, sepse historia tregoi se janë vuenrabël përballë presionit që i vjen nga krimi i organizuar. Ne duhet të bëjmë një ndryshim ligjor, që lirimi i parakohshëm me kusht për krimet e rënda, t’i bëjë po SPAK. Këtë ide e kam reflektuar gjatë gjithë kohës, pasi personat që janë dënuar ashpër bëjnë krim dhe brenda.
SPAK është i mbrojtur. Presionet që vijnë nga grupet kriminale janë më të pakta pasi struktura është më e mbrojtur, punonjësit janë më të paguar dhe kanë në dorë subjekte që janë në hetim jashtë. Kjo përbën sens mendoj unë. Do të ishte pozitive që për krimet e tjera duhet të ketë dënime më liberale dhe për këto lirime, për gjykatat përkatëse të mbetet po kjo skemë që është”.