‘O Pfizer ose vdisni nga virusi’/ Rama debat me komentuesin: Mos fol pa lidhje

Vaksina e koronavirusit ”ka futur” në debat kryeministrin Edi Rama dhe një prej ndjekësve të tij në rrjetin social, Facebook.

Ndjekësi ka ironizuar vendimin e qeverisë për të marrë vetëm doza nga kompania Pfizer, gjë që ka shkaktuar reagimin e ashpër të kreut të qeverisë.

Rama i ka kërkuar atij që të informohet pasi vaksinat nuk ishin të lehta për t’u siguruar.

Komentuesi: Derisa t’i vijë radha popullit të thjeshtë, numri i të infektuarve dhe shifra do të shkojë si në Amerikë. Për Ramën, o Pfizer ose vdisni nga virusi. Nuk ka rrugëzgjidhje tjetër.

Edi Rama: Ku e dëgjove ti këtë apo ti hyn tek ata që kujtojnë se vaksinat janë si zarzavate nëpër tezga dhe jam unë që dua vetëm mollë jo dardha e qershia! Informohu mirë, dëgjo, lexo, kupto dhe mos fol pa lidhje.