E hënë, 8 Mars, 2021
9 C
Tirana

Një ditë pas zgjedhjeve, Shqipëria do ‘pushtohet’ nga trupa ushtarake (Detaje)

Një ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, Shqipëria do të “pushtohet” nga trupa ushtarake. Ashtu siç edhe është paralajmëruar nga ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, më 26 prill 2021 në Shqipëri dhe në të gjithë Ballkanin do të nisë stërvitja më e madhe ushtarake, ku edhe priten të zbartojnë mijëra trupa.

Gazetari Adriatik Doçi ka bërë me dije se në stërvitjen që do të zhvillohet në vendin tonë do të marrin pjesë mijëra ushtarë të vendeve anëtare të NATO-s, 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash patriot dhe 1000 automjete joluftarake.

Megjithatë për të lejuar stërvitjen të ndodhë qeveria ka dërguar një projektligj të posaçëm për miratim në Kuvend që duhet të miratohet dhe të hyjë në fuqi para zgjedhjeve parlamentare.

Strukturat dhe elementët e parë të ushtrisë amerikane do të fillojnë të zbarkojnë në Shqipëri që në fillim të muajt prill 2021, për të përgatirur infrastrukturën logjistike të stërvitjes që do të zgjasë deri më 20 qershor 2021.

Bazat që do të përgatiten janë ato të garnizonit “Skënderbej”, në bazën ajrore të Farkës, në bazën ajrore të Kuçovës dhe në poligonet stërvitore të Bizës e Fekenit, si dhe në rrugëkalimet ajrore e tokësore për në këto rajone.

Në vend pritet që të zbarkojnë gjithsej 3100 efektivë, pa përfshirë trupat shqiptare, ndërsa në total do të marrin pjesë 3.1 mijë trupa ushtarake.

Lexo edhe :   Koronavirusi në vend/ 777 raste të reja dhe 21 viktima
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zelanda e Re tronditet nga tërmeti me magnitudë 6.6 ballë

Zelanda e Re është tronditur nga një tërmet me magnitudë6.6 në brigjet e saj lindore, vetëm disa ditë pasi një varg tërmetesh në të...

Berisha: PD-ja po shkon drejt fitores së sigurt, Rama po xhiron në boshllëk

Ish-kryeministri Sali Berisha, është i bindur se Partia Demokratike po shkon drejt fitores së sigurt të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. I ftuar në PolitikOn,...

Anulohen votat e partive boshnjake dhe rome në komunat me shumicë serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka anuluar në tërësi votat në zgjedhjet e 14 shkurtit, për subjektet politike boshnjake në komunat të banuara...

Zbardhet lista e kandidatëve të sigurtë të PD në Tiranë, kryeson Basha (Emrat)

Zbardhen emrat e 11 kandidatëve të parë të Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, ku lista do të kryesohet nga kryetari i kësaj force...

Ndrangheta i frikësohet më shumë shkollës sesa drejtësisë

Nga: Andrea Pasini “Il Giornale” “Mafia i frikësohet shkollës më shumë sesa drejtësisë, pasi arsimi heq barin nën këmbët e kulturës mafioze”.Nuk është për t’u...