Mbyllja e Italisë do të shkojë të paktën deri më 1 maj. Kjo konfirmohet nga kryeministri italian Giuseppe Conte. Bilanci është negativ. Brenda 24 orëve atje janë shënuar mbi 400 viktima, ku deri më tani numri i të vdekurve ka shkuar në 3405.
Ndaj kryeministri ka folur për ashpërsim masash. Guvernatorët italianë të çdo rajoni kanë kërkuar nga Conte edhe më siguri dhe masa të forta për vendet e prekura nga koronavirusi.
Pritet që masat e reja të shpallen nga qeveria italiane më 25 mars, në përgjigje të emergjencës nga koronavirusi.
Numri i vdekjeve nga pandemia e koronavirusit në 24 orët e fundit në Itali është rritur frikshëm, duke kapërcyer numrin e përgjithshëm të vdekjeve të regjistruara deri më tani në Kinë. Ndërsa numri i vdekjeve në të gjithë botën shkon në mbi 10.000.
Kina mbetet në shifrat e 3.248 viktimave dhe 80.967 të infektuarve.