Protestuesit e opozitës kanë sulmuar pak çaste më parë Kuvendin me gurë dhe kapsolla.

Pas tentativës për të çarë kordonin e efektivëve të policisë, forcat e sigurisë janë kundërpërgjigjur me ujë.

Sikundër duket qartë edhe nga fotot në fjalë, janë shënuar disa përplasje mes forcave të policisë dhe protestuesve të opozitës së bashkuar.












