Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Gruaja e vrasësit të dhëndrit: Saliaj ka dashur ta shtypë me kamion

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Gruaja e vrasësit të dhëndrit: Saliaj ka dashur ta shtypë me kamion

Një 53-vjeçar ka kryer vetëgjyqësi një ditë më parë, për të mbrojtur nderin e vajzës. Historia tronditëse e Dhurata Saliaj, e cila dje kishte seancën e 5 gjyqësore, mori një tjetër rrjedhë. I ati mori armën dhe në sy të saj qëlloi drejt ish-dhëndrit, i cili ndërroi jetë.

Ngjarja ishte paralajmëruar, ndërsa gjakrat mes palëve ishte mjaft të nxehta për muaj me radhë. Babë e bijë u vunë në pranga, e ndërsa gruaja e autorit ka ikur nga shtëpia nga frika e hakmarrjes.

Mexhit Picari, 53-vjeç, vrau në mes të lokalit bashkëshortin e vajzës në proces divorci, Kudret Saliaj 41-vjeç, pak minuta para seancës së 5-të, pasi më parë gjykata kishte vendosur që fëmijet t’i lërë me babanë. Sipas një vendimi të mëparshëm të Gjykatës, Dhurata Saliaj do i takonte fëmijët në prani të psikologut, ndërkohë që në gjykatë kishte deklaruar se është fyer dhe kërcënuar nga ish-burri.

Ndarja e vajzës me viktimën Kudret Saliaj ka agravuar situatën në familje. Ngjarja ka nisur në muajin tetor 2020, ku nusja e shtëpisë, Dhurata, pretendonte se bashkëshorti i saj, Kudreti, e kishte larguar nga shtëpia dhe e kishte çuar tek shtëpia e të atit duke mos i lënë asnjë mundësi për të takuar 3 fëmijët. Brenda familjes ka patur pretendime për tradhti bashkëshortore, mosmarrëveshje dhe deklarata për dhunë fizike dhe psikologjike.

Bashkëshortja e autorit: Dhëndri donte të vriste vajzën

Manushaqe Picari, bashkëshortja e Mexhit Picarit, ka thënë për mediat se dhëndri i futi në hasmëri. Ajo është shprehur se vajza e saj Dhurata Saliaji është dhunuar vazhdimisht nga Kudret Saliaji, duke theksuar se ai ishte shumë i dhunshëm. Madje ajo shton se ish-burri i vajzës ka dashur që të shtypë me kamion Mexhitin.

“Erdhi që ta vriste burrin tim me kamion, që ta shtypte. Nëse goca ime ka rrahur vjehrrën, të shkonte vjehrra në polici dhe të tregonte provat. Ai rrihte gocën dhe e futi në burg për “dhunë në familje”. Ku e ka ekspertizën që goca i kishte rrah? I kanë saju të gjitha gjërat vetë. E ka çarë gocën duke e rrahur që të binte goca ime në burg e të shpëtonte ai”, tha Manushaqe Picari.

Manushaqe Picari ka deklaruar se dhëndri e dhunonte gjithmonë vajzën e tyre, dhe se e ka futur në burg pa të drejtë, pasi kishte para.

“Bëj 52-vjeç i tha Mexhiti, hajde që të vish me gjithë vajzë. Filloi duke na shajt në telefon dhe pasi na shajti na e solli gocën. Pastaj i tha se do të paraqitesh në Rajonin nr.4 sepse ke dhunuar kalamajt. E ka rrahur, punonte te stadiumi, 10 veta duke e rrahur gocën dhe nuk ka pranuar që të tregojë familjes dhe as mamit të vet. Goca thonin gjasme sikur ka rrahur burrin, e burri ishte dy metra!

Ma futën në burg, pa të drejtë. Kishte lek dhe e futi në burg e i kërkoi divorcin. Ai paguante lekë në Gjykatë, dhe vajzën nuk e linte që të takonte fëmijët. Unë nuk kam fol me njeri dje, kam qenë tek lokali, duke punuar me djalin, më futi dhëndri në hasmëri! Kudreti e mbylli vajzën një herë në kasolle. Ka qenë i dhunshëm gjithmonë. Mu fut edhe burri në burg tani”, tha Picari.

Masakra në mes të Tiranës

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e datës 4 qershor, në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës, ku Mexhit Picari, vrau në mes të lokalit bashkëshortin e vajzës në proces divorci, Kudret Saliaj 41 vjeç, pak minuta para seancës së 5-të. I plagosur mbeti dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama.

Kudret Saliaj u qëllua me 8 plumba, nga vjehrri, ndërsa në trup e kanë kapur 5 plumba. Viktima në momentin që është vrarë nga ish-vjehrri, ndodhej pranë gjykatës duke konsumuar një kafe me avokatin e tij, në këtë proces divorci, Adriatik Camaj, i cili po ashtu ka mbetur i plagosur. Autori ka qenë bashkë me vajzën Dhurata Saliaj në të njëjtin lokal me viktimën, disa karrige me tej. Mexhit Picari i ka shkuar nga afër Kudret Saliaj dhe e ka qëlluar me pistoletë. Pasi ka kryer vrasjen, është larguar në këmbë mes pallatesh. Ai është arrestuar tek shtëpia e vajzës së tij në Yzberisht. /TIRANA TODAY

Tags: Gjykata e Tiranëstiranevrasje

TË LIDHURA

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit
Aktualitet

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria
Ekonomi

Euro në rënie të lirë, Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

21:54 | 12/07/2025
Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Shiste kokainë nga dhoma e hotelit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar

21:01 | 12/07/2025
Next Post
Video/ Momenti pas ekzekutimit pranë Gjykatës së Tiranës

Video/ Momenti pas ekzekutimit pranë Gjykatës së Tiranës

Tentoi të abuzonte seksualisht me të miturën, arrestohet polici në Lezhë

Kurbin/ Kërkohej për vjedhje në Evropë, ja sa ora iu gjetën Bledar Nezhës

Tre pacientë humbin jetën në spitalin Infektiv në 24 orët e fundit

Pandemia drejt fundit? 2 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com