E premte, 15 Janar, 2021
9 C
Tirana

Greqia shtyn masat ndaj pandemisë, të izoluar deri në 7 dhjetor

Sikundër Gjermania, edhe Greqia ka marrë vendimin për shtyrjen e masave kufizuese, për shkak të shifrave të papërballueshme për sistemin shëndetësor. Gjatë ditëve të fundit është raportuar për një situatë kaotike në Greqi, lidhur me infektimet.

Pavarësisht izolimit, numri i pacientëve të infektuar është sërish në shifra të larta. Vendimi më i fundit i marrë nga ana e qeverisë greke, lidhet me zgjatjen e masave kufizuese deri më datën 7 dhjetor.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, ka njoftuar qytetarët se kanë qenë të detyruar të marrin këtë vendim, për shkak të fluksit të të infektuarve. Sa i takon vendimit për hapjen e vendit, sipas tij, do të vendoset duke marrë parasysh situatën e për të ‘shpëtuar’ Krishtlindjet.

“Lockdown-i total do të shtyhet, duke iu referuar të dhënave epidemiologjike, duke mos dhënë garanci edhe për ‘shpëtimin’ e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Në mënyrë që kur të heqim masat të jemi të sigurtë. Ne duhet t’u përmbahemi masave, të kufizojmë lëvizjet”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Legjenda urbane e piktorit të mallkuar: Fëmijët e përlotur të Xhovani Bragolin

Ai është piktori venecian Bruno Amadio, ose i njohur më shumë si Xhovani Bragolin. I lindur në vitin 1911, artisti, për të cilin nuk...

Përmbytjet ‘mollë sherri’, Rama: Meta është në hall, se ndihmoj dot

Rama i ka kthyer përgjigje Metës sa i takon përmbytjeve. Kujtojmë këtu se presidenti Ilir Meta kërkoi reagim të shpejtë nga qeveria dhe jo...

Vetë e bëri vaksinën, Rama ua pret shkurt deputetëve

Kryeministri Rama deklaroi në konferencën me gazetarët se asnjë ministër, deputet dhe drejtor që nuk është mbi 75 vjeç, nuk do të jetë i...

Bien infektimet, Kosova lehtësohen masat anti-Covid

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një situatë diku më e përmirësuar në Kosovë, si pasojë e koronavirusit vdekjeprurës. Teksa numri i të...

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...