‘Pazaret bëheshin në Elbasan’/ Operacion antidrogë, kapet trafikanti

Gjatë mesditës së sotme, në Elbasan është finalizuar një operacion anti-drogë, ku në pranga ka rënë një person. Pjesë e këtij rrjeti kanë qenë 3 persona, identitetet e të cilëve nuk bëhen me dije për shkaqe hetimore.

Policia e Shtetit ka gjetur dhe sekuestruar brenda një kamioni 30 kilogram heroinë, e cila ishte e ndarë në 5 pako.

Lënda narkotike është kapur në një kamion të nisur nga Turqia, që kishte destinacion shtetin grek. Mësohet se shoferi kishte ndaluar në Elbasan për të pushuar, pasi në këtë qytet do të bëhej pazari për çmimin e drogës. Operacioni në fjalë është në vijim e sipër.