Greqia po pëson një përhapje të gjerë të koronavirusit, teksa ka shkuar në 24 numri i viktimave të shënuara.
Mediat greke bëjnë me dije se viktima e fundit ishte një 64-vjeçar nga fshati Damaskinia në Kostur. Viktima ishte anëtari i dytë i familjes që ka humbur jetën si pasojë e virusit Covid-19.
Para disa ditësh ndërroi jetë edhe babai i tij 90-vjeçar. Ndërkohë numri i të infektuarve në shtetin fqinj ka shkuar në 821.
Prej ditësh tashmë Evropa është kthyer në epiqendrën e koronavirusit, duke numëruar më shumë infektime dhe më shumë viktima.
Koronavirusi i ka marrë jetën mbi 22 mijë personave nga e gjithë bota, gjysma prej tyre vetëm në Itali dhe Spanjë.
Italia deri dje regjistronte më shumë se 7,500 viktima, ndërsa ende nuk është raportuar bilanci për 24 orët e fundit. Një rritje e madhe e numrit të vdekjeve është shënuar edhe në Spanjë, ku numërohen më shumë se 4 mijë viktima.