Goditet një grup i trafikut të kokainës në Greqi, pas një operacioni të finalizuar me sukses nga policia.
Mes të arrestuarve janë dy grekë dhe katër shqiptarë. Këta të fundit janë të moshave nga 26 deri në 35, ndërsa grekët janë 41 dhe 52 vjeç.
Policia fqinje deklaroi se grupi drejtohej nga një shtetas shqiptar 32 vjeç, ndërsa mësohet se deri më tani ai ka qarkulluar 3.5 kg kokainë, duke fituar 300.000 euro. Gjatë operacionit u sekuestruan 224 gramë kokaine, shuma monetare, celularë, etj.