Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, u ka dërguar një letër bizneseve në rrugën para Parlamentit.
Me anë të kësaj letre, Veliu iu ka kërkuar ndjesë gjithë bizneseve dhe klientëve të tyre për shqetësimin e krijuar si pasojë e përdorimit të gazit lotsjellës gjatë protestës së datës 26 shkurt para Parlamentit të Shqipërisë.
Një grup punonjësish të policisë kanë shpërndarë letrën.
“Përfaqësuesit e bizneseve kanë vlerësuar shumë këtë mënyrë komunikimi si dhe kanë shprehur mirëkuptim për shqetësimet e shkaktuara ditën e protestës, duke shprehur mbështetje për punën dhe veprimet e Policisë së Shtetit. Qytetari dhe biznesi aleatët tanë më të vyer!”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Shtetit.