Detaje të reja janë zbuluar lidhu me grabitjen e ndodhur më 9 prill në aeroportin e Rinasit, ku një grup arriti të grabiste në barkun e avionit 6.5 mln euro, si dhe ku mbeti i vrarë gjatë përplasjes me policinë, Admir Murata, i dyshuar si “koka” e këtij grupi. Policia vijon hetimet, ndërsa mësohet janë shoqëruar në polici që prej mbrëmjes së djeshme, dy persona nga Elbasani.
Këta dy persona të cilët janë punonjës të një servisi në qytetin e Elbasanit, i cili ndodhet në afërsi të Metalurgjikut, dyshohet se kanë kryer modifikimin e fugonit me të cilin e grabitën paratë, me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.
Njëri nga të dyshuarit u arrestua në lagjen ‘28 Nëntori’ , i dyshuari tjetër u arrestua në periferi të qytetit. Dy të arrestuarit mësohet të jenë të moshës 28 dhe 29 vjeç.
“Sipas burimeve të besueshme dy personat janë të moshës 28 dhe 29 vjeç. dhe akuzohen se kanë lidhje me krimin brenda vendit tonë. Në fakt dy personat janë shoqëruar deri në orët e para të mëngjesit dhe janë marrë në pyetje. Policia i ka pyetur; Se kush i ka kërkuar të bëjë modifikimit në mënyrë që t’i dërgojnë në emrat e grabitësve.
Duhet theksuar se policia dhe prokuroria kanë në vëmendje persona të tjerë me të shkuar kriminale. Nëse konfirmohet nga policia se janë grabitur 10 milionë euro do jetë grabitja më e madhe e ndodhur në 29 vite. Pista e dytë e policisë është për një grup kriminal që operon në zonën e Fushë-Krujës. News 24 i zotëron gjeneralitet e dy personave të ndaluar. “– tha gazetarja Lala.
Mes të hetuarve nuk përjashtohet edhe përfshirja e një femre, e cila ka pasur një rol ndihmës për bashkëpunëtorët dhe grabitësit e dhunshëm të aeroportit më 9 Prill.
Hetimi për këtë grabitje, ka detyruar hetuesit që të hapin dosjet e vjetra, për të bërë portretin dhe mënyrën se si vepronin disa grabitës në vendin tonë, përderisa edhe grabitësit në Rinas, kanë tipare të dhunshme.
Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë në rrugë jo zyrtare, se ka përfunduar sekuestrimin e dhjetëra dokumenteve pranë TIA-s dhe ICTS-së dhe pritet që në javën në vazhdim të nisë marrjen në pyetje të shumë prej këtyre punonjësve.