Të tjera detaje kanë dalë lidhur me grabitjen e miliona eurove në aeroportin “Nënë Tereza”.
Gazetari Spartak Koka, i ftuar në “Opinion” deklaroi se grupi i grabitësve përbëhet nga rreth 23 veta dhe se një ish-punonjës policie është përgjuar duke zhvilluar telefonata me pjesëtarë të këtij grupi.
“Një ish-punonjës policie, nga Elbasani dyshohet të ketë patur telefonata me pjesëtarë të këtij grupi, ky grup shkon në 23-24 veta në total. Po verifikohen dhe informacione për ish-punonjës të ICTS-së dhe aeroportit që dyshohet se i kanë dhënë informacione grupit”, tha Koka.
Mesditen e 9 Prillit janë marrë 7 nga 15 thasë me para, që i përkasin tre bankave të ndryshme të Nivelit të Dytë në Shqipëri, që do të nxirrnin sasinë e lekëve nga Shqipëria për në Vjenë të Austrisë.