Kreu i partiosë ZGJIDHJA Koço Kokëdhima ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Tiranës.
Kokëdhima tha se sfidon Veliajn për kryetar të kryeqytetit, pasi ai është model i Rilindjes.
“Kam vendosur që t’i kërkoj mbështetje Kongresit të partisë ZGJIDHJE që t’i shpall garë Erion Veliajt për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Është shumë e rëndësishme, për ta bërë bashkinë të hapur për qytetarët, pushtet të qytetarëve, pushtet njerëzor dhe efektiv.
Së dyti mendoj se është shume e rëndësishme që të ndërpresim vazhdimësinë e Erion Velisë, sepse Veliaj është një person shumë tipik përfaqësues sektit të Rilindjes, ka të njëjtën filozofi të njëjtë si Rilindja, njësoj si Rama, person i kulturës korrupsionit, merret thjesht me korruptimin”, tha Kokëdhima.