Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Grabitja e Rinasit/Ja si Meta dhe Haxhinasto zgjatën kontratën dhe i dhanë aeroportin kinezëve

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Grabitja e Rinasit/Ja si Meta dhe Haxhinasto zgjatën kontratën dhe i dhanë aeroportin kinezëve

Dështon loja e presidentit duke përdorur grabitjen e Rinasit si kapital politik. Të mërkurën dhe të enjten, Presidenti nisi një valë sulmesh ndaj qeverisë, si për grabitjen ashtu dhe për vendosjen e ushtrisë. Por a i shkon presidentit dhe LSI që të sulmojnë qeverinë për aeroportin?

Gazeta po publikon detaje se si Ilir Meta dhe ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, janë përgjegjësit kryesorë të asaj që ndodhi të martën, por dhe gjendjes së sigurisë në Aeroport. Në vitin 2016 koncesioni i Rinasit do të merrte fund, pasi kontrata e qeverisë me gjermanët mbaroi.

Por Haxhinasto, ministër i emëruar nga Ilir Meta, bëri një manovër duke zgjatur kontratën koncesionare dhe po ashtu legjitimoi që aeroportin ta merrnin në dorë kinezët. Por çfarë ndodhi realisht dhe pse Meta e Haxhinasto janë përgjegjës të situatës se ku ndodhet sot aeroporti i vetëm në vend? Në atë kohë u tha se në këmbim të shtyrjes së kontratës me dy vite, autoritetet shqiptare do të mund të hapnin aeroportin e Kukësit. Ndërsa për çdo aeroport tjetër të ri që shteti shqiptar do të dojë të ndërtojë, TIA do të përfitojë 6 muaj të tjerë shtesë në kontratë për çdo vit, nga dita kur ai nis punën deri në mbarim të kontratës së TIA. Me marrëveshjen e re, të gjitha palët dolën të fituara, si gjermanët e TIA, ashtu dhe kinezët e “Everbright Global Airport and Investment Fund”. Edhe Haxhinasto u vetëdeklarua i fituar në këtë mes. Gjermanët përfituan zgjatjen e kontratës me 2 vite të tjera, (afro 20 milionë USD shtesë) çka i ndihmoi në shitjen e saj menjëherë tek kinezët. Këta të fundit përfituan ekskluzivitetin e aeroportit më të madh e të vetëm për momentin për një afat të pacaktuar (deri në gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të investuar miliona euro në aeroportin e Kukësit).

Manovrat e LSI

I gjithë ndryshimi i kontratës u bë vetëm në funksion të TIA dhe kinezëve, të cilët kishin hyrë në negociata për shitjen e koncesionit, pasi për sa kohë që aeroporti i Kukësit nuk ishte gati, kontrata vijonte përtej 2 viteve. Ministri Haxhinasto nuk e mohoi ato ditë që ishte në dijeni të negociatave mes palës kineze dhe gjermanëve të TIA, madje pohoi publikisht se i kishte takuar dhe vetë kinezët, çka shton dhe më tej dyshimet mbi përfituesit e vërtetë të kontratës së re për aeroportin e Rinasit. “Kinezët janë një kompani ndërkombëtare serioze dhe kanë investime të mëdha në SHBA. Jam takuar me ta dhe kishin një përqasje krejt tjetër për infrastrukturën aeroportuale në Shqipëri. Ata, në prani të përfaqësuesve të koncesionarit aktual të Rinasit u shprehën që ta bëjmë marrëveshjen dhe të ngremë edhe segmentin low cost në Rinas”, deklaroi pak ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes, ministri Edmond Haxhinasto në “Top Story”, në atë kohë.

Shitja e kontratës

Koncensioni i Rinasit ju shit për rreth 90 milionë dollarë kompanisë kineze “Everbright Global Airport and Investment Fund”. Kjo e fundit është pjesë e kompanisë “China Everbright”, e mbështetur nga shteti kinez dhe e specializuar në menaxhim asetesh me një portofol të gjerë investimesh. Në një intervistë për “Hong Kong Economic Journal”, drejtori ekzekutiv i “China Everbright” pati deklaruar se objektiv i kompanisë është të zhvillojë në to pjesën logjistike të transportit ajror të mallrave. Ndërsa vetë drejtori ekzekutiv i TIA-s, Rolf Castro-Vasquez kur pranoi interesimin kinez, tha se shitja synon zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës së aeroportit. Por sot duket qartë se sa kanë investuar kinezët. Pra, për sa kohë koncesioni ishte në dorë të gjermanëve, Rinasi ishte në rregull, por kalimi te kinezët, e ndryshoi situatën dhe kjo u bë falë Haxhinastos dhe Metës.

Haxhinasto injoroi SHISH për sigurinë

Në korrik të vitit 2016 ndodhi një grabitje e ngjashme me atë të së martës. Por nëse në atë kohë do ishin marrë masa, atëherë gjithçka do shmangej. Përgjegjësia është e Metës dhe Haxhinastos. Në atë kohë, SHISH ka dërguar dy shkresa të ndryshme në drejtim të Ministrisë së Transportit dhe Aviacionit Civil. Në shkresë, SHISH bënte me dije se në rrugë operative ishte njohur me përfundimet e tre testimeve të kryera në aeroport, ku problematikat e konstatuara, cenonin drejtpërdrejt sigurinë e aeroportit, duke e ekspozuar ndaj sulmeve me natyrë terroriste apo që kishin qëllim kryerjen e veprave të tjera kriminale. Por edhe pse ish-ministri Haxhinasto është njoftuar disa herë për këtë gjë ai nuk ka bërë asnjë lëvizje. Por në bazë të kësaj, Ministrisë së Transportit i lindte e drejta që të bënte dhe ndërprerjen e marrëveshjes me kompaninë. Sipas kontratës së nënshkruar mes qeverisë shqiptare dhe TIA, nëse nuk plotësohen kushtet e sigurisë pala shqiptare mund ta ndërpresë bashkëpunimin. Edhe në këtë rast ish-ministri i Transporteve këtë lëvizje duhej të kishte bërë, por përkundrazi ai i ka mbyllur të dy sytë. Pra duket se pjesë e përgjegjësisë është dhe presidenti, i cili sulmon sot qeverinë. /gazeta SOT

 

Tags: aeroportiMetarinas

TË LIDHURA

KQZ: Më 11 maj votohet, denonconi online parregullsitë
Aktualitet

KQZ: Më 11 maj votohet, denonconi online parregullsitë

20:56 | 10/05/2025
PS Mat: Komisionerët e PD në KZAZ 16 kanë precedentë penal, të hetohen nga shteti
Aktualitet

PS Mat: Komisionerët e PD në KZAZ 16 kanë precedentë penal, të hetohen nga shteti

20:40 | 10/05/2025
Zgjedhjet në Shkodër: Në 9 qendra ende s’janë dorëzuar materialet zgjedhore
Aktualitet

Zgjedhjet në Shkodër: Në 9 qendra ende s’janë dorëzuar materialet zgjedhore

20:08 | 10/05/2025
Next Post
Drejt zbardhjes grabitja në Rinas/Një ish-polic në kërkim, identifikohet i plagosuri

Drejt zbardhjes grabitja në Rinas/Një ish-polic në kërkim, identifikohet i plagosuri

Zbardhen faktet/Si dështuan 4 testime për sigurinë në Rinas

Zbardhen faktet/Si dështuan 4 testime për sigurinë në Rinas

Zheji e thotë troç: Kam kërkuar pistoletë për vetëmbrojtje (video)

Zheji e thotë troç: Kam kërkuar pistoletë për vetëmbrojtje (video)

JU REKOMANDOJMË

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025
“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

17:54 | 07/05/2025




TË FUNDIT

KQZ: Më 11 maj votohet, denonconi online parregullsitë
Aktualitet

KQZ: Më 11 maj votohet, denonconi online parregullsitë

by mirseda
20:56 | 10/05/2025
0

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, në një postim në rrjetin social facebook i bën thirrje qytetarëve të...

Zelensky: Kërkuam armëpushim 30-ditor nga 12 maji, presim përgjigje nga Rusia

Zelensky: Kërkuam armëpushim 30-ditor nga 12 maji, presim përgjigje nga Rusia

20:44 | 10/05/2025
PS Mat: Komisionerët e PD në KZAZ 16 kanë precedentë penal, të hetohen nga shteti

PS Mat: Komisionerët e PD në KZAZ 16 kanë precedentë penal, të hetohen nga shteti

20:40 | 10/05/2025
Keisi tregon të vërtetën: “Nuk jam Miss Shqipëria, ishte lapsusi im!”

Keisi tregon të vërtetën: “Nuk jam Miss Shqipëria, ishte lapsusi im!”

20:24 | 10/05/2025
Alba përlot me rrëfimin e saj, mesazhi i fortë që dha fermerja

Alba përlot me rrëfimin e saj, mesazhi i fortë që dha fermerja

20:17 | 10/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com