E enjte, 17 Qershor, 2021
15.5 C
Tirana

Drejt zbardhjes grabitja në Rinas/Një ish-polic në kërkim, identifikohet i plagosuri

Një ish punonjës policie në Elbasan është shpallur në kërkim, si bashkëpunëtor në grabitjen që ka ndodhur në Rinas. Redaktori i “RTV Ora”, Trazhgim Sokolaj, i ftuar në studion e “360 grade”, ka bërë me dije se ndaj ish policit është nxjerrë dhe një urdhër-kërkimi, për të sqaruar pozicionin e tij.

Nga ekspertiza që është bërë rezulton se nga telefonatat që kanë bërë autorët, ky ka komunikuar me ta dhe ka elemetë të bashkëpunimit.

Në furgonin që është gjetur në Rinas, pranë të cilit është vrarë Admir Murataj, ka rezultuar se kemi një person të dytë të plagosur. Trazhgim Sokolaj ka shtuar më tej, se në bazë të të dhënave që ai disponon, policia e di se kush është personi i plagosur.

“Sipas të dhënave që kam, policia ka një emër për këtë person të plagosur. Pra deri tani kemi dy persona në kërkim të identifikuar”, tha më tej ai.

Zbulohen lidhjet e grabitësit të vrarë në Rinas me PD-në (foto)

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Reporterët pa Kufij: Rusia po i vret mediat e pavarura

Reporterët pa Kufij paralajmëruan për “zhdukjen graduale” të mediave të pavarura në Rusi dhe i kërkuan presidentit Vladimir Putin që të shfuqizojë të ashtuquajturin...

Italia ”shkërmoq” Zvicrën dhe kalon në raudin tjetër të ”Euro 2020”

Përfundon ndeshja e Grupit C. Italia ka mundur me rezultatin e pastër 3-0, Zvicrën dhe është kualifikuar në raundin tjetër të “EURO 2020”. Ndeshja u...

Irani synon blerjen e satelitëve rusë

Njoftimet se Irani po kërkon të blejë një sistem satelitor rus të avancuar nuk janë "veçanërisht shqetësuese" për sigurinë e trupave amerikane në rajon,...

Padia e Metës për Teatrin Kombëtar, Kushtetuesja tërhiqet për të marrë vendimin

Ka përfunduar pas 12 orësh, seanca në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar, e cila filloi mëngjesin e sotëm rreth orës...

“Mos përdor gjuhën e Bashës”/ Spiropali debat me Abilekajn për 25 prillin

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe gazetari Enton Abilekaj, janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme. Të ftuar në emisionin ''Open''...