Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Nuk ka ulje dënimi/ Si u grabitën miliona euro katër herë në Rinas

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Nuk ka ulje dënimi/ Si u grabitën miliona euro katër herë në Rinas

Nuk ka ulje dënimi për autorët e grabitjes në Rinas në 9 prill 2019. Sot është dhënë dënimi Apeli Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që ka lënë në fuqi dënimet për autorët e grabitjes së Rinasit dy vite më parë.  Apeli i GJKKO ka dënuar grabitësit me dënimet: Dash Kupa 27 vite burg,  Ernest Kupa dhe Neim Avdylaj 26 vjet burg, Fatjon Xhyliu me 21 vite burg, Dritan Sinani me 20 Aleksandër Murataj 19 vjet burg. Ndërsa, Ditjon Memlika dhe Admir Cerpja, bashkëpunëtorë të drejtësisë, u dënuam me 8 vjet e gjashtë muaj heqje lirie.

Megjithatë, mësohet se të dënuarrve do t’u ulet një e treta e dënimit në kuadër të gjykimit të shkurtuar që ata kanë pranuar. Grupi i grabitësve  u akuzua jo vetëm për grabitjen në Rinas por edhe për grabitjen në vitin 2015 ku u grabit një bankë e nivelit të dytë në zonën e ish-Stacionit të Trenit ku u mor një shumë prej 900 mijë frangash.

Në ngjarjen e Rinasit, në vitin 2019, gjatë grabitjes në aeroport, ka pasur shkëmbime zjarri mes autorëve dhe policisë e për pasojë mbeti i vrarë ai që konsiderohej dhe kreu i bandës, Admir Murataj.

Si ndodhi grabitja

Siç u mësua nga hetimet, në fillim autorët kanë prerë me gërshëre bulonat e portës ku futet zjarrfikësja në fund të pistës dhe janë afruar me një mjet “Volsvagen” afër avionit që kishte destinacion Vienën. Më pas janë afruar 3 persona me uniforma të zeza antiplumb e të armatosur kanë neutralizuar punonjësit e bagazheve dhe kanë marrë një pjesë prej thasëve me para, aq sa kanë mundur të mbajnë dhe janë larguar në këmbë në drejtim të automjetit.

Gjatë kohës kur po kryhej grabitja ka qenë një punonjës i zjarrfiksëve që ka vërejtur derën e hapur dhe ka njoftuar kompaninë ICTS që merret me sigurinë e aeroportit. Në të njejtën kohë është njoftuar dhe komisariati Rinas. Kur autorët janë larguar nga pista është kuptuar grabitja dhe policia është vënë në lëvizje. Në zonë ka qenë një grup FNSH, i cili u vu në ndjekje të grabitësve. Kur kanë kaluar lumin e Tapizës grabitësit kanë zbritur nga furgoni dhe kanë tentuar ta djegin atë. Në këto momente ka mbërritur FNSH dhe ka pasur shkëmbim zjarri mes tyre, i vdekur ka mbetur një prej grabitësve i cili ka marrë një plumb në kokë. Në vendngjarje policia sekuestroi 1 automatik dhe 1 granatë. Të favorizuar nga terreni që ishte kthesë dhe kodër grabitësit janë larguar me një furgon “Benz-vito” pa shkëputur zjarrin ndaj policisë. Mjeti me të cilin u larguan autorët u gjet i djegur afër Bathorës.

Katër grabitjet e parave që nisen nga Rinasi

Grabitja e parë

Grabitja e parë ka ndodhur në rrugës Kashar-Rinas më tre dhjetor 2015, ku u grabitën 3.8 milionë euro. Në këtë grabitje, e cilësuar si spektakolare, u mor një shumë prej rreth 3.8 milionë eurosh ndërsa lidhur me ngjarjen  e rëndë janë arrestuar 9 persona për të cilët prokuroria ka kërkuar 156 vjet burg në total.

Grabitja e dytë

Grabitja e dytë në Rinas ndodhi brenda terminalit të aeroportit të Rinasit, më 30 qershor të vitit 2016 ku tre persona të armatosur arritën të grabisin një sasi të konsiderueshme parash dhe më pas u arratisën nga vendngjarja. Kjo ka mbetur edhe grabitja më e pazbardhur nga policia.

Grabitja e tretë

Rreth 2 vjet pas grabitjes së parë, më 9 shkurt 2017 në të njëjtin vend, në rrugën Kashar-Rinas ndodhi një tjetër grabitje e armatosur ku u morën një sasi prej 3.2 milionë eurosh. Persona të maskuar grabitën furgonin e blinduar të një banke të nivelit të dytë. Për këtë grabitje, lidhur edhe nga vendi dhe ngjashmëria e aksionit, u akuzuan i njëjti grup prej 9 personash që akuzohet edhe për grabitjen e parë.

Grabitja e katërt

Grabitja e katërt u përket autorëve të cilët sot morën dënimin nga Apeli. Më 9 prill 2019 brenda aeroportit të Rinasit është grabitur një makinë që transportonte një sasi prej rreth 2 milionë eurosh. Grabitësit u futën brenda terminalit të Rinasit dhe morën sasi e parave për t’u larguar më pas në drejtim të paditur./Tirana Today

Tags: dënimegrabitjerinas

TË LIDHURA

Lëvizja e radhës e Lapajt, kërkesë KQZ: Mandati të shpërndahet sipas listës së hapur
Politikë

Lëvizja e radhës e Lapajt, kërkesë KQZ: Mandati të shpërndahet sipas listës së hapur

17:54 | 17/07/2025
Seanca e dosjes “Plumbi i Artë” shtyhet për në 2 Shtator, zbardhet arsyeja
Aktualitet

Seanca e dosjes “Plumbi i Artë” shtyhet për në 2 Shtator, zbardhet arsyeja

17:52 | 17/07/2025
Sarandë/ Një shtetase amerikane gjendet e pajetë në banesë. Pritet analiza mjeko-ligjore për shkaqet e vdekjes
Kryesore

Sarandë/ Një shtetase amerikane gjendet e pajetë në banesë. Pritet analiza mjeko-ligjore për shkaqet e vdekjes

17:27 | 17/07/2025
Next Post
Finalja/ Mourinho:“Saka gjuajtësi i penalltisë së fundit? Ishte shumë për të”

Finalja/ Mourinho:“Saka gjuajtësi i penalltisë së fundit? Ishte shumë për të"

KPK e konfirmoi në detyrë, Kolegji i Apelimit merr vendimin për gjyqtarin Lala

OBSH dënon finalen e ''Euro 2020'' plot me tifozë: Do ketë rritje infektimesh

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Lëvizja e radhës e Lapajt, kërkesë KQZ: Mandati të shpërndahet sipas listës së hapur
Politikë

Lëvizja e radhës e Lapajt, kërkesë KQZ: Mandati të shpërndahet sipas listës së hapur

by mirseda
17:54 | 17/07/2025
0

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka ndërmarrë një hap të ri në përpjekje për të garantuar...

Seanca e dosjes “Plumbi i Artë” shtyhet për në 2 Shtator, zbardhet arsyeja

Seanca e dosjes “Plumbi i Artë” shtyhet për në 2 Shtator, zbardhet arsyeja

17:52 | 17/07/2025
Sarandë/ Një shtetase amerikane gjendet e pajetë në banesë. Pritet analiza mjeko-ligjore për shkaqet e vdekjes

Sarandë/ Një shtetase amerikane gjendet e pajetë në banesë. Pritet analiza mjeko-ligjore për shkaqet e vdekjes

17:27 | 17/07/2025
E ardhmja e Xhakës, një ekip tërhiqet nga gara

E ardhmja e Xhakës, një ekip tërhiqet nga gara

17:06 | 17/07/2025
Urdhri i prerë i Ramës ra në vesh të shurdhët, ja kush nga PS e injoroi

Urdhri i prerë i Ramës ra në vesh të shurdhët, ja kush nga PS e injoroi

16:39 | 17/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com