E hënë, 24 Janar, 2022
-0.5 C
Tirana

OBSH dënon finalen e ”Euro 2020” plot me tifozë: Do ketë rritje infektimesh

Shkencëtarja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Maria Van Kerkhove e ka konsideruar si shumë rë rëndë dhe shkatërruese, faktin se finalja e Euro 2020 midis Italisë dhe Anglisë u zhvillua me praninë e të gjithë tifozëve në ”Wembley Staduim” të Londrës.

Ajo e u shpreh tepër e shqetësaur, pasi gurmbullimi i turmave të mëdha, mund të ndikojë shumë në përhapjen e variantit indian të koronavirusit, Delta, shkruan The Guardian.

Numri i të infektuarve me koronavirus në Angli ka pësuar një rritje të ndjeshme, ndikuar edhe nga transmetueshmëria e variantit Detla, dhe një sërë kufizimesh ende nuk janë hequr.

”A duhet të jem duke e shijuar këtë transmetim që po e shoh me sytë e mi? Pandemia nuk po e bën pushim sonte, për shkak të variantit Delta do të rriten infeksionet dhe do të prekken njerëzit e pavaksinuar, në mjediset e mbushur me njerëz, të cilët po këndojnë dhe ulërasin. Shkatërruese.”, shkruan shkencëtarja në rrjetin social, Twitter.

Komiteti i Parlamentit Evropian për Shëndetin Publik, e cilëoi vendimin për të lejuar 60,000 tifozë në Wembley si “një recetë për katastrofën pandemike”. Qindra raste janë lidhur tashmë me turneun, duke përfshirë gati 1,300 tifozë të Skocisë që udhëtuan në Londër për ndeshjen e ekipit të tyre kundër Anglisë më 18 qershor, 300 finlandezë që u kthyen nga Shën Petersburg dhe infeksione të shumta në Kopenhagen.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sulm ajror në burgun e Jemenit, të paktën 70 të vrarë

Të paktën 70 njerëz u vranë në një sulm ajror në një burg, dhe të paktën tre fëmijë vdiqën në një bombardim të veçantë,...

Shtetet e Bashkuara pezullojnë 44 fluturime të linjave ajrore kineze

Qeveria e Shteteve të Bashkuara njoftoi të premten pezullimin e 44 fluturimeve ajrore të katër kompanive kineze nga Shtetet e Bashkuara drejt Kinës. Pezullimi...

Caktohet data për zgjedhjet në FSHF

FSHF u ka dhënë fund dilemave, pasi është caktuar data e zgjedhjeve për president. Federata Shqiptare e Futbollit, i ka dhënë fund dyshimeve rreth...

Kosova sërish vend i rrezikut të lartë për Gjermaninë

Varianti Omikron ka shtuar ndjeshëm shifrat e infektimeve në Kosovë. Nga dita e dielë (23.01; 00:00) Kosova futet sërish në listën e vendeve të...

Armët vdekjeprurëse amerikane mbërrijnë në Ukrainë

Rreth 90 ton "ndihma vdekjeprurëse" nga SHBA-ja kanë mbërritur në Ukrainë, mes tensioneve për grumbullimin e trupave ruse në kufi. Kjo ishte dërgesa e...