E shtunë, 24 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

Portugalia, 30 fakte mbi vendin që shtrihet në oqean

  1. Portugalia është një nga destinacionet kryesore turistike në Evropën Jugore.
  2. Kufizohet vetëm me Spanjën në veri dhe në lindje. Ajo gjithashtu ka një vijë bregdetare përgjatë Gjirit të Kadizit në jug dhe Oqeanit Atlantik në perëndim.
  3. Koordinatat për Portugalinë janë 38.7000 ° Veri, 9.8133 ° Perëndim.
  4. Terreni është kryesisht malor në veri, ndërsa jugu përmban fusha të bukura kodrinore.
  5. Sipërfaqja totale e tokës në Portugali është 92,345 kilometra katrorë.
  6. Sipas Kombeve të Bashkuara, popullsia e Portugalisë në vitin 2020 vlerësohej në 10,196,709 njerëz.
  7. Kjo e bën popullsinë e Portugalisë të barabartë me 0.13% të popullsisë totale të botës.
  8. Në vitin 2008, Portugalia u bë vendi i parë në botë që e bëri të detyrueshme, që qytetarët e saj, të japin shenjat e gishtave në kartat e tyre të identitetit.
  9. Kryeqyteti është Lisbona, që mbulon një sipërfaqe prej 84.8 kilometra katrorë dhe ka një popullsi prej 504.718 (2016).
  10. Jetëgjatësia mesatare është 81.12 vjet (2017).
  11. Themeluar në 1143-ën, Portugalia është një nga kombet më të vjetra në Evropë!
  12. Një nga tërmetet më të fuqishëm në historinë evropiane goditi Lisbonën më 1 nëntor 1755. Tërmeti u pasua nga një tsunami dhe zjarre që e lanë qytetin në rrënoja.
  13. Aleanca më e vjetër diplomatike në botë ekziston midis Portugalisë dhe Anglisë.
  14. E nënshkruar në 1373-ën, Aleanca Anglo-Portugeze është akoma e bashkuar deri më sot.
  15. Në shekujt 15 dhe 16, Portugalia udhëhoqi eksplorimin evropian.
  16. Disa nga eksploruesit e parë të botës, të tillë si Ferdinand Magellan i cili shëtiti botën, Vasco de Gama që gjeti rrugën detare për në Indi dhe Bartolomeo Diaz i cili ishte i pari që lundroi rreth kepit jugor të Afrikës, kanë lindur në Portugali .
  17. Evropianët e parë që arritën Japoninë ishin portugezët në shekullin e 16-të, duke lënë gjurmën e tyre gjuhësore në Azi.
  18. Alfonso I Henriques, mbreti i parë i Portugalisë, erdhi për të sunduar në 1143 dhe vendi mbeti mbretëri për 800 vitet e ardhshme deri në 1910-ën, kur u bë Republikë.
  19. Dikur, gjysma e “Botës së Re” i përkiste Portugalisë.
  20. Traktati i Tordesillas në thelb i dha Portugalisë gjysmën lindore të “Botës së Re”, e cila përfshinte Brazilin, Afrikën dhe Azinë.
  21. Universiteti i Coimbras u themelua nga akademikë Portugezë në 1290-ën, duke e bërë atë një nga universitetet më të vjetra në botë.
  22. Në vitin 2013, Universiteti i Coimbras mori statusin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
  23. Portugezët gëzojnë një klimë të butë detare, me veriun përgjithësisht të freskët dhe me shi ndërsa jugu është më i ngrohtë dhe i thatë.
  24. Fado është një zhanër muzikor Portugez që filloi në Lisbonën urbane para vitit 1820.
  25. Fado është një stil i muzikës popullore të trishtë dhe prekës që zakonisht këndohet nga njerëz të zakonshëm dhe kalon nga brezi në brez.
  26. Këpucët portugeze shëtisin botën dhe parakalojnë në disa nga skenat më të mëdha. Asortimenti i këpucëve të Rihanna-s për koleksionin e saj River Island u bë në Portugali. Motra ‘mbretërore’, Pippa Middleton, dhe nëna e saj kishin veshur të dyja këpucë portugeze për martesën mbretërore.
  27. Industria portugeze e këpucëve me elegancën e saj tregohet si industria më trendi në Evropë.
  28. Një parajsë për surfistët, Portugalia shpesh thuhet se ofron 364 ditë surfim në vit!
  29. Disa nga valët më të mëdha dhe më të mira në botë mund të shihen në brigjet e Portugalisë në Nazare.
  30. Portugalia është gjithashtu shtëpia e parkut më të madh artificial nënujor të Evropës dhe shkëmbinjve koralorë, Parkut Nënujor të ‘Rilindjes së Oqeanit’.

Burimi: Tons of Facts/ Në shqip: Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...