Grabitet gjatë natës arka e Postës Shqiptare në fshatin Brataj të Vlorës, ku është marrë një shumë e konsiderueshme parash.
Dyshohet se autorët kanë hyrë nga pjesa e pasme e postës dhe pasi kanë paratë nga arka, janë larguar me shpejtësi.
Ende nuk dihet shuma e grabitur, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.