Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për Pëllumb Isufajn, autorin që goditi me gurë në kokë efektivin e FNSH.
Gjithashtu, është vendosur masa ‘detyrim paraqitje’ për Enkeled Kafranin dhe Lavdmir Zykajn, të arrestuar për tubim të paligjshëm.
Mësohet se 56-vjeçari Pëllumb Isufaj që sipas policisë është me detyrë inspektor mjedisi në Bashkinë Mallakastër, është edhe me precedentë të mëparshëm penal, shkruan Neësbomb.al
Ai është arrestuar në maj të vitit 2017, ku mbante postin e përgjegjësit të zyrës përmbarimore Fier.
Isufaj i kishte kërkuar një personi ryshfet me qëllim për të mos ekzekutuar një vendim gjyqësor.
Arrestimi i tij asokohe është bërë pasi akuzohej për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.