E martë, 21 Shtator, 2021
18.5 C
Tirana

Tirana ‘me një këmbë’ në gjysmëfinale, Ngo bën diferencën (Video)

Tirana ka mposhtur Laçin me rezultatin e thellë 3-0 në ndeshjen e parë cerekfinale të Kupës së Shqipërisë të zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”. Bardheblutë e nisën mirë takimin dhe krijuan disa mundësi shënimi, por pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, kjo edhe për meritë të prapavijës laçiane.

Megjithatë skuadra kryeqytetase e shtoi presionin në pjesën e dytë dhe arriti të zhbllokojë rezultatin me anë të sulmuesit anglez, Michael Ngo. Në minutën e  53′ ishte Eni Imami që hodhi një top mjaft të bukur brenda zonës për Michael Ngoonë. Sulmuesi shtatlartë kërcen mbi mbrojtësit dhe me kokë e dërgon topin në rrjetë për 1-0.

Kur mendohej përgjigjja e kurbinasve ishte sërish anglezi që dyfishon shifrat. Hasani i jep një top mjaft të mirë në zonë në minutën e 65′. Ngoo e mbron mjaft mirë sferën, rrotullohet me topin në këmbë dhe përshëndet rrjetën për të dytën herë për 2-0.

Goli i tretë dhe i sigurisë për kryeqytetasit u shënua nga fantazisti shkodran Edon Hasani, i cili pas një rrëmuje në zonë, u gjet në vendin e duhur, për të gjuajtur topin drejt rrjetës.

Minutat në vijim sollën vetëm disa tentativa sporadike të kurbinasve, që kërkuan të gjejnë minimalisht një gol, por nuk ia dolën të thyejnë portierin Abibi.

Vërshëllima përfundimtare e arbitrit la në fuqi fitoren 3-0 të bardhebluve, të cilët tashmë do të luajnë për formalitet ndeshjen e kthimit, para se të mendojnë për gjysmëfinalen.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova ndalon hyrjen e mjeteve me targa serbe, Drecun: Aksioni i planifikuar

Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se aksioni i Njësisë Speciale të Kosovës rreth vendosjes së reciprocitetit...

Ndodh edhe kështu/Nuk siguroi dot biletën, tifozi fshihet në tualetin e femrave

Për të parë skuadrën e zemrës, ia vlen çfarë do lloj sakrifice. Një tifoz skocez i skuadrës së Sëlltikut është përballur me një të...

E mendonin të vdekur në Pukë, si i dështoi plani për inskenimin e vrasjes

Vijojnë hetimet ndaj biznesmenit italian Davide Pecorelli, të cilit i dështoi plani për inskenimin e vrasjes. Shqipëria nis hetimet për "shkatërrim prone" e "dëmtim...

Thellohet tragjedia, shuhet familja Gjoka nga shpërthimi i bombolës së gazit

Pas dy motrave dhe mamasë, ka humbur jetën edhe djali 12-vjeçar i familjes Gjoka. Enriko Gjoka 12 vjeç, fatkeqësisht nuk ia ka dalë t'i...

Vendimi/Çfarë është reciprociteti për targat e Serbisë? Blindohet kufiri

Duke parë situatën e agravuar tashmë mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të shfrytëzojnë...