Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Gjyshërit ‘demode’ dhe të rinjtë ‘e shthurur’/Tushi: Nuk ecet me këmbët e hapura

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
Gjyshërit ‘demode’ dhe të rinjtë ‘e shthurur’/Tushi: Nuk ecet me këmbët e hapura

Nga Anxhela Ferra

Lufta mes brezave është një nga çështjet më të diskutuara në shoqëri. Të rinjtë e sotëm shpesh e quajnë demode brezin e vjetër. Ndërsa këta të fundit, jo pak herë i drejtohen të rinjëve si një brez i shthurur. Që një shoqëri të evoluojë ajo duhet të jetë e qëndrueshme dhe të ndjekë disa vlera solide. Por, në kohët e sotme, ku kemi ftohjen e lidhjeve sociale, shkëputjen e marrëdhënieve shoqërore dhe zgjerimin e vetmisë e prirjes egoiste; sa mund të flitet për një shoqëri me vlera?

Sociologu Gëzim Tushi në një intervistë për Tirana Today shprehet së është e domosdoshme që të gjendet një ekuilibër mes vlerave shoqërore që na i kanë trashëguar gjyshërit tanë dhe modernizimit. Pasi ky i fundit në thelb është duke krijuar një shoqëri sipërfaqësore dhe bazike.

“Shoqëria jonë nuk mund të mbajë një këmbë nga tradicionalja dhe një nga modernia. Duhet gjetur një ekuilibër i nevojshëm mes tyre për të ecur para, sepse nuk mund të ecet me këmbët e hapura. Në shoqërinë tonë ndonjëherë ka një përplasje të pamerituar midis tërësisë së rregullave të jetës tonë tradicionale, me kërkesat e kohës. Traditat shqiptare nuk kanë qenë krejtësisht negative apo konservatore. Por, nuk ka qenë as krejtësisht e shkëlqyer.

Në sistemin e vlerave të së kaluarës ka disa gjëra që ne mund t’i ruajmë. Një prej tyre është respekti ndaj të moshuarve, por jo shenjtërimi i tyre. Uniteti familjar, lidhja midis tyre ka qenë një gjë shumë e rëndësishme. Çdo njeri sot më shumë se ka një moral social apo ideologji që e vendos sjelljen e tij, ka një tërësi rregullash të brendshme. Për të cilat komportohet me veten, familjen dhe shoqërinë.

Shoqëria moderne në përgjithësi është një shoqëri e sipërfaqshme. Nuk ka ndonjë sistem të madh vlerash të qëndrueshme. Dhe në njëfarë mënyre sistemi i vlerave në shoqërinë e sotme ndryshon me një rotacion jashtëzakonisht të shpejtë.”

Që prej viteve 90-91, pas rënies së komunizmit, shoqëria shqiptare ka qenë me sytë te Perëndimi. Duke e konsideruar faktike dhe të mirëqënë shumëçka vinte prej tyre. Ku me kalimin e viteve e në vazhdim edhe sot, marrim elementë të jetesës së tyre dhe kërkojmë t’i implementojmë në shoqërinë tonë. Sipas sociologut Tushi në shumë raste kjo gjë është e gabuar dhe është duke dëmtuar rrënjët e shoqërisë shqiptare.

“Po i afrohemi Përëndimit nga ana statistikore sa i takon numrit të divorceve. Këtu gruaja bie menjëherë në varfëri, sepse një pjesë e madhe e tyre janë të papunësuara. Dhe rrjedhimisht ato nuk kanë as të ardhura. Tek ne divorcet nuk janë si në Perëndim, ato shpesh janë të dhunshme. Marrja e disa gjërave nga Perëndimi nuk janë njësoj si atje, pra nuk kanë të njëjtin impakt.

Marrim anën tjetër, liberalizmin e seksualitetit. Ulja e moshës së fillimit të aktivitetit seksual, ekzistenca e lidhjeve të shumta paralele, brenda dhe jashtë martesore etj. Sasia, inensiteti dhe ekzagjerimi i këtyre lidhjeve në shoqërinë tonë është me pasoja shumë të mëdha. Sepse këto lidhje nuk janë të bazuara në lidhje erotike. Shpesh janë të komercializuara, lidhje të bazuara me interesa apo të maskuara me prostitucionin. Të cilat janë dhe në Perëndim, por tek ne janë më të agravuara.

Koha e sotme e prindërimit është kufizuar, ata janë dhënë më tepër pas karrierës, suksesit e pas parasë. Në ditët e sotme kemi një anonimitet të plotë në pallatet tona. 15 vite në një pallat dhe mezi njohim 4 familje që përshëndetemi.

Është duke u shfaqur një njeri i ftohtë, i mbyllur në vetëvete dhe egoist. Një njeri që ka vënë veten në qëndër të gjithçkaje e nuk do t’ia dijë për asnjë gjë. Ajo që ne kemi nevojë tani është një kombinim më mirë atë që marrim nga Perëndimi me ato që kemi si vlerëa të rëndësishme në shoqërinë tonë.”/ TIRANA TODAY

Tags: divorceveGëzim TushiGjyshëritPerendimiShoqëria moderneSociologutë rinjtë

TË LIDHURA

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve
Aktualitet

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Dorëhiqet sekretarja e PD në Durrës: Njerëz me kontribute jashtë listave
Politikë

Dorëhiqet sekretarja e PD në Durrës: Njerëz me kontribute jashtë listave

21:36 | 06/03/2026
Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore
Aktualitet

Ndryshime në QSUT, hapet gara për zgjedhjen e shefave të 9 shërbimeve spitalore

21:14 | 06/03/2026
Next Post
Shkëmbim zjarri mes dy makinave në qendër të Shkodrës? Policia zbardh ngjarjen

Aksident në aksin Grabjan-Divjakë, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Krahasoi Vuçiçin me Goebbelsin/ Serbia: Të dënohen deklaratat e ministrit Cakaj

Krahasoi Vuçiçin me Goebbelsin/ Serbia: Të dënohen deklaratat e ministrit Cakaj

Banka më e madhe në Evropë shkurton 35 mijë vende pune, ja arsyeja

Banka më e madhe në Evropë shkurton 35 mijë vende pune, ja arsyeja







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

by mirseda
22:46 | 06/03/2026
0

Çmimet globale të naftës janë rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet,...

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

21:41 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com