Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Gjyqtari zvarrit divorcin e gruas: Ka dhe më keq

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Gjyqtari zvarrit divorcin e gruas: Ka dhe më keq

Emisioni “Stop” ishte këtë të martë në Vlorë për problemin e zonjës Ilda Malaj. Malaj është nënë e dy vajzave 7 dhe 3 vjeç. Prej 3 vitesh është larguar nga shtëpia e bashkëshortit në Qeparo për shkak të dhunës.

Prej një viti e gjysmë, ajo ka hapur procesin gjyqësor dhe gjyqtari Hektor Sinanaj i shtyn seancat me pretekste të ndryshme.

“Jam larguar nga bashkëshorti për arsye të dhunës, konfliktit të vazhdueshëm edhe kam paraqitur kërkesën për divorc në Gjykatën e Vlorës dhe gjyqtari na shtyn seancën. Arsyet nga më të ndryshme. Nuk ka gjyqtarë Vlora dhe nuk përballon dot fluksin e çështjeve që ka. Kemi bërë dhe raportin e vlerësimit të psikologes. Raporti është paraqitur që në Mars ndërsa gjyqtari e shikon në fund të Dhjetorit. Aty thotë se raporti është i pavlefshëm dhe shtyn seancën në 17 Shkurt, por mendoj se prapë do nxjerrë ndonjë pretendim tjetër siç e ka zakon sepse e bën gjithmonë këtë.

Kërkoj zgjidhjen e martesës, kujdestarinë e fëmijëve dhe pensionin ushqimor që u takon fëmijëve, kaq. Unë kam jetuar deri para 6 muajve me prindërit e mi derisa u bë e papërballueshme aty për shkak të konflikteve të vazhdueshme që kishim me bashkëshortin dhe jam larguar drejt një qyteti tjetër ku rri me shtëpi me qira.

Nuk kemi asnjë lloj gjëje nga bashkëshorti. Nuk pyet as për fëmijët. Nuk merr njëherë në telefon që të pyesë”, tregoi e reja.

Vetë qytetarja kërkon një shpjegim nga gjyqtari se pse nuk po mundet të marrë zgjidhje divorci i saj. Por gjyqtari i thotë së resë se ka edhe më keq.

Qytetarja: Bëhet fjalë për këtë vlerësimin, që nuk e mori parasysh gjyqtari seancën e fundit.

Gjyqtari: Do të vijë në seancë të paraqitet, do të flasë me audio.

Qytetarja: Nuk e ke marrë parasysh, prandaj po të them, edhe sa do të shtyhet? U lodha shumë!

Gjyqtari: Do të bëhet gjyqi sipas rregullave.

Qytetarja: Edhe unë sipas rregullave kam ardhur. Ma ke shtyrë shumë herë seancën, prandaj po të them.

Gjyqtari: Ka edhe më keq.

Qytetarja: Nuk e di, sa më keq ka.

Gjyqtari: Çfarë është? Zgjidhje martese?

Qytetarja: Po, zgjidhje martese.

Gjyqtari: Ka seancë pajtimi…

Qytetarja: E kam bërë, është te vlerësimi i psikologes.

Gjyqtari: Psikologia do të vijë do të bëj vlerësimin, do të flasë.  Do të vijë psikologia, ta dëgjojmë.

Qytetarja: Okej, faleminderit!

Gazetarja e “Stop” shkoi dhe takoi gjyqtarin Hektor Sinanaj dhe ky i fundit shprehet se do ta përfundojë këtë çështje për shkak të ndjeshmërisë, që ajo ka.

“Për të gjitha çështjet mundohem që t’i bëj sa më shpejt të jetë e mundur. Them që është çështje e ndjeshme. Do i  shpejtojmë si të gjithë të tjerët”, tha gjyqtari.

Pas këmbënguljes së “Stop”, Ilda Malaj arriti të marrë divorcin në muajin Shkurt 2021.

Gazetarja: Çfarë ndodhi në seancën e Shkurtit?

Denoncuesja: Shyqyr, më në fund mbaroi, u mbyll.

Gazetarja: Përsa i përket kujdestarisë së fëmijës çfarë u vendos?

Denoncuesja: Unë, të dyja do t’i mbaj unë edhe pension ushqimor për Vasilikën, 100 ndersa për Kejsin 70. Faleminderit dhe nga ju, se po të mos ishit ju nuk do e mbyllte prapë ai, se ishte shumë i tensionuar. Po, falë jush. Po të mos ishit, s’kishte mbaruar, e them prapë. Ia thashë dhe atij “Frika ruan vreshtin”./tvklan.al

Tags: "STOP"divorcigjyqtarigruajazvarritje

TË LIDHURA

Vdekja e 54-vjeçares pas operacionit, mjeku: U zgjua natën dhe vdiq për 3-4 minuta
Aktualitet

Vdekja e 54-vjeçares pas operacionit, mjeku: U zgjua natën dhe vdiq për 3-4 minuta

18:59 | 22/05/2025
SPAK akuzon Veliajn dhe Xoxën, avokatët: Nuk janë pronarë të pasurisë së sekuestruar
Aktualitet

SPAK akuzon Veliajn dhe Xoxën, avokatët: Nuk janë pronarë të pasurisë së sekuestruar

18:57 | 22/05/2025
Po i dorëzonte klientit kokainën, karabinierët arrestojnë 30-vjeçarin shqiptar
Aktualitet

Po i dorëzonte klientit kokainën, karabinierët arrestojnë 30-vjeçarin shqiptar

18:34 | 22/05/2025
Next Post
Vlora në kaos, rrugë të prishura e plehra. Pensionisti italian ngre alarmin

Vlora në kaos, rrugë të prishura e plehra. Pensionisti italian ngre alarmin

Reja rrëzohet sërish, këtë herë e shtyn futbollisti i Çekisë (Video)

Reja rrëzohet sërish, këtë herë e shtyn futbollisti i Çekisë (Video)

Shembja e ndërtimeve në bregdet/ Lapaj-zv.ministrit: Janë shqiptarë, jo serbë

Shembja e ndërtimeve në bregdet/ Lapaj-zv.ministrit: Janë shqiptarë, jo serbë

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025




TË FUNDIT

Vdekja e 54-vjeçares pas operacionit, mjeku: U zgjua natën dhe vdiq për 3-4 minuta
Aktualitet

Vdekja e 54-vjeçares pas operacionit, mjeku: U zgjua natën dhe vdiq për 3-4 minuta

by mirseda
18:59 | 22/05/2025
0

Mjeku Ilir Shani, i cili kreu ndërhyrjen tek 54-vjeçarja që ndërroi jetë në një spital privat në...

SPAK akuzon Veliajn dhe Xoxën, avokatët: Nuk janë pronarë të pasurisë së sekuestruar

SPAK akuzon Veliajn dhe Xoxën, avokatët: Nuk janë pronarë të pasurisë së sekuestruar

18:57 | 22/05/2025
Po i dorëzonte klientit kokainën, karabinierët arrestojnë 30-vjeçarin shqiptar

Po i dorëzonte klientit kokainën, karabinierët arrestojnë 30-vjeçarin shqiptar

18:34 | 22/05/2025
U vra me breshëri plumbash, identifikohet autori i atentatit ndaj Altin Arapajt

U vra me breshëri plumbash, identifikohet autori i atentatit ndaj Altin Arapajt

18:33 | 22/05/2025
Egli Tako provokon me një foto artistike nga seti i ri

Egli Tako provokon me një foto artistike nga seti i ri

18:22 | 22/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com