Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Gjykata jep masën për të arrestuarit, Shehu: Mjaft e kanë djeg Kukësin

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Ditën e sotme, Gjykata e Kukësit ka dhënë masën e sigurisë për 4 të arrestuarit, për ngjarjet e tensionuara në KZAZ nr.11, në Kukës.

Gjykata ka vënë masën e sigurisë ‘Arrest shtëpie’ për A. C., 46-vjeç, banues në Kukës, shofer në Bashkinë e Kukësit, E. H., 42 vjeç,  banues në Kukës, shofer në Bashkinë e Kukësit. E. B., 26 vjeç, Inspektor i Policisë Bashkiake dhe E. M., 35 vjeç, banues në Kukës.

6 pjesëmarrës të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa 4 janë proceduar në gjendje të lirë. Më herët policia e Kukësit arrestoi një punonjës bashkie i cili ishte shpallur ne kërkim për ngjarjen në KZAZ 11. Materialet zgjedhore që u hoqën  me marrëveshje nga KZAZ-ja aktualisht ndodhen në ruajtje në ambientet e  Prefekturës Kukës.

Kryetari i Bashkisë Kukës Bashkim Shehu, reagoi për arrestimin e qytetareve dhe punonjësve të Bashkisë, duke u shprehur se kryeministri Rama ishte ai që e nxiti këtë ngjarje.

“Kukësin mjaft e kanë djegë qeveritë e huaja, nuk e toleron të digjet nga qeveria shqiptare.
Sa ishte në fuqi Dekreti i Presidentit, Bashkia Kukës po bashkëpunonte korrekt me qeverinë dhe institucionet e saj për zgjedhjet”, deklaron Shehu.

Dekreti i Presidentit për anulimin e zgjedhjeve, çoi në këmbë shumë opozitarë nga bashki të ndryshme në mbarë vendin, të cilët kërkuan heqjen e materialeve zgjedhore nga KZAZ-të përkatëse.

Bashkia e Kukësit ishte një nga të para e cila kërkoi nga KQZ heqjen e materialeve zgjedhore nga KZAZ-ja nr.11.

Postimi i plotë i Bashkim Shehu:

Në Bashkisë Kukes janë arrestuar nga policia Ersi Biçaku polic bashkiak, Ahmet Cahani dhe Ermal Haziri shoferë sherbimesh, Lulëzim Shehu punëtor gjelbërimi, Ervin Meshi banor i Kukësit.
Qeveria nuk duhet të ndërsejë as policinë e as organet e drejtësisë kundër kuksianëve, pasi qeveria ikën e ndërrohet shpejt një ditë, por kuksianët do të mbeten këtu ku janë, qofshin protestues, qofshin policë, gjyqtarë apo prokurorë.
Nëse qeveria mendon ta djegë me gaz e napal vendin dhe të ngrohë duart e saj në atë flakë, sigurisht që në Kukës ajo do të digjet në zjarrin që po ndez vetë.
Kukësin mjaft e kanë djegë qeveritë e huaja, nuk e toleron të digjet nga qeveria shqiptare.
Sa ishte në fuqi Dekreti i Presidentit, Bashkia Kukës po bashkëpunonte korrekt me qeverinë dhe institucionet e saj për zgjedhjet.
Tani që nuk ka datë zgjedhjesh, të cilën e cakton vetëm Presidenti në bazë të Kushtetutës, Bashkia e Kukësit nuk mundet të bëjë shkelje ligjore e të përfshihet në një proces zgjedhor të paligjshëm dhe nul.
Në Shqipërinë pluraliste pushtetet janë të ndara dhe Bashkia e Kukësit nuk bëhet dot palë me qeverinë Rama që synon ta fshijë e ta zhbëje pushtetin kushtetues të Presidentit të vendit, i cili është i vetmi institucion që Kushtetuta i jep tagrin të caktojë daten e zgjedhjeve.
Në zbatim të Dekretit presidencial, Bashkia e Kukësit nuk mund të lejojë që të ketë votime të paligjshme si në kohën e diktaturës kur votohej 99/99 %, por nuk kishte zgjedhje se nuk kishte rivalë.
Dekretet e Presidentit të cilat ne i zbatojmë, nuk janë lënë të gjykohen nga qeveria e as nga institucione periferike të saj.
Dekreti i Presidentit që thotë se nuk ka zgjedhje me datën 30 qershor 2019 do të zbatohet rigorozisht nga Bashkia Kukës, në gjithë territorin e Bashkisë dhe jo vetëm në objektet në pronësi të Bashkisë.
Nëse qeveria ka ndonjë paqartësi për këtë, ta cojë ceshtjen në Gjykatë Kushtetuese, pasi qeveria dhe asnjë institucion vartës i saj nuk është Gjykatë Kushtetuese.

Tags: "arrest shtëpie"bashkim shehuGjykataKukespolicia

TË LIDHURA

Politikë

Rama: Sot jemi në kushte të tjera, 63% e atyre që i përfundojnë këto shkolla nisin punë

12:46 | 09/06/2026
Politikë

Rama: Pagat në bregdet s’janë më të ulëta se në Greqi e Kroaci, kritikët punojnë në Instagram

12:41 | 09/06/2026
Aktualitet

Shpërndau tezën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në rrjete sociale, përjashtohet maturanti në Kukës

12:33 | 09/06/2026
Next Post

3 persona rrezikojnë të mbyten, plazhet pa roje bregdetare

“Kush kryen krim elektoral, nuk del jashtë vendit”/ Vasili: Landfillit nuk i rr*het fare

“Pushteti i shkrirë me krimin”, Bardhi: Nuk do kalojë pa u ndëshkuar







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

Rama: Sot jemi në kushte të tjera, 63% e atyre që i përfundojnë këto shkolla nisin punë

by mirseda
12:46 | 09/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Konferencën e 3-të Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, ku u...

Rama: Pagat në bregdet s’janë më të ulëta se në Greqi e Kroaci, kritikët punojnë në Instagram

12:41 | 09/06/2026

Shpërndau tezën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në rrjete sociale, përjashtohet maturanti në Kukës

12:33 | 09/06/2026

GJKKO dënon ish-anëtarët e grupit të Laert Haxhiut, ja vitet për Tafanin dhe Bixhekun

12:31 | 09/06/2026

Zhduken dy turistë gjermanë në Malësinë e Polisit, policia nis operacion kërkimi

12:30 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com