Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Gjuha është politikë, dhe jo vetëm në Ballkan

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Gjuha është politikë, dhe jo vetëm në Ballkan

Nga: Andreas Kluth “The Washington Post”

Gjuhëtari i ndjerë Maks Veinrajh e përcaktoi atë më së miri. ”Një gjuhë, është një dialekt me një ushtri dhe marinë” – tha ai gati një shekull më parë. Pra, dallimi ka të bëjë më pak me gjuhësinë dhe më shumë me politikën.

Kjo shpjegon edhe shumë konflikte në të shkuarën dhe të tashmen, përfshirë një grindje të fundit që ka shpërthyer së fundmi në Ballkan. Këtë javë Bullgaria, një anëtare e Bashkimit Evropian, vendosi veton kundër fillimit të negociatave zyrtare të pranimit në union të fqinjës së saj Maqedonisë së Veriut.

Një nga arsyet e deklaruara të Sofjes, është se Shkupi nuk pranon të pranojë disa “të vërteta” të caktuara historike, përfshirë pikëpamjen se maqedonishtja është një dialekt i bullgarishtes, dhe si e tillë nuk e meriton statusin zyrtar si një “gjuhë e BE-së”.

Kjo gjë e vështirë të gëlltitet nga banorët e Maqedonasit e Veriut, të cilët deri tani kanë bërë lëshime të tjera të dhimbshme për t’u bërë një kandidat për në BE. Në vitin 2018, ata madje e ndryshuan emrin për ta kënaqur fqinjën, jugore Greqinë – e cila ka një rajon të quajtur Maqedoni – duke i shtuar termin “Veri”, për ta dalluar vendin e tyre të vogël.

Epo, mund të thotë shumëkush, prandaj Ballkani na dha “Ballkanizimin” si dukuri. Rajoni është një babiloni gjuhësh dhe etnish, që dikur mbaheshin bashkë nga osmanët dhe austro-hungarezët. Që kur ato perandori ranë dhe ngriti krye nacionalizmi, vendasit kanë ringjallur, redaktuar ose shpikur mite mbi gjuhët, identitetet dhe historitë e tyre, në funksion të procesit të ndërtimit të kombit.

Por nuk ka asgjë veçanërisht ballkanike në lidhje me ri-përcaktimin e gjuhëve si dialekte dhe anasjelltas. Kombet e reja dhe të vjetra, në ngritje e në rënie, janë shoqëruar nga kjo dukuri. Në zhargonin e shkencave sociale, njerëzve në pushtet u leverdis të jenë “përçarës”, duke theksuar dallimet më shumë sesa ngjashmëritë.

Herë të tjera, ata preferonjnë të jenë “kozmopolitë”, duke deklaruar gjuhë krejt të ndryshme si pjesë vetëm të një gjuhe amtare. Për shembull këto kohë, mund të jetë e diskutueshme nëse norvegjishtja, danishtja dhe uedishtja janë gjuhë të veçanta, apo thjesht forma të skandinavishtes.

Në një batutë që kam dëgjuar njëherë, danezja në thelb tingëllon si një norvegjishte që flitet nën ujë. Por gjatë epokës moderne, tre kombet nordike, dikur të bashkuara në Unionin e Kalmarit, donin të formonin identitete të ndara. Kështu, ato u bënë përçarës gjuhësorë.

Rasti i kundërt është ai kinez. Nëse i shpërfillni shkronjat e zakonshme, “dialektet” e folura si Kantonishtja ose Haka, nuk janë të pakuptueshme për folësit e dialekteve Mandarin ose Siçuanez. Për shumë gjuhëtarë, kjo i bën vërtet “gjuhë”.

Ideologjia e Kinës, nga dinastitë e Mbretërisë së Mesme deri tek Partia Komuniste e sotme, është se gjuhët e saj të ndryshme janë të gjitha format e kinezishtes. Dhe siç do të vinte në dukje Veinrajh, Kina nuk ka thjesht një marinë, por më të madhen në botë.

Nuk është fare e pashmangshme, që ne duhet të grindemi për gjuhët tona. Kurdoherë që politika dhe çështjet e identitetit zbuten, polemikat rreth dialekteve dhe gjuhëve priren të bëhen të parëndësishme. Për shembull merrni gjuhët holandisht, frizian dhe plat.

Ato janë shumë të ngjashme mes tyre. E megjithatë holandezët janë në Holandë, folësit e dialektit plat në Gjermani, dhe frizianët në të dyja anët e kufirit. Ndërkohë gjermanishtja, ose më saktë dialekti “i lartë” që ka evoluar si gjuha standarde që nga koha e Martin Luterit, flitet nga Gjermania, Austria dhe Lihtenshtajni, dhe konsiderohet gjithashtu një gjuhë zyrtare në Zvicër, Belgjikë dhe vende të tjera.

Disa kanë “marina”, disa jo. E megjithatë askush nuk po diskuton nëse le të themi, nëse e folura luksemburgase, është një gjuhë apo një dialekt i gjermanishtes. Një “armëpushim” i ngjashëm gjuhësor mbretëroi dikur në ish-Jugosllavi, pjesë e së cilës ishte Maqedonia e Veriut.

Duke injoruar realitetet politike, serbët, kroatët, sllovenët, boshnjakët dhe malazezët ranë dakord që të flisnin të njëjtën gjuhë sllave të jugut, të quajtur serbo-kroatisht. Pastaj vendi u shpërbë, dhe disa nga grupet e tij etnike hynë në luftë kundër njëri-tjetrit. Tani ata këmbëngulin se flasin gjuhë të ndara.

Në një kuptim, gjuha është e ngjashme me racën. Shkencërisht, të dyja konceptet nuk nënkuptojnë asgjë konkrete dhe evoluojnë me kalimin e kohës. E megjithatë që të dyja kanë një potencial politik shpërthyes. Tragjedia është se shumë shpesh, gjuha i ndajnë njerëzit pa ndonjë arsye të mirë.

Pra, në frymën e integrimit dhe harmonisë evropiane – ky është tek e fundit thelbi i BE – ja një propozim modest për Sofjen dhe Shkupin: Ju lutem, jepini fund sherrit dhe vazhdoni të dialogoni. Mbi të gjitha, ju e kuptoni njëri-tjetrin.

Burimi i lajmit: https://www.washingtonpost.com/business/language-is-politics-and-not-just-in-the-balkans/2020/11/19/55ab94c0-2a3d-11eb-9c21-3cc501d0981f_story.html

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Andreas KluthGjuhapolitike

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Mos e besoni po deshët/260 kg dinamit, por ndërtesa mbeti në këmbë (VIDEO)

Mos e besoni po deshët/260 kg dinamit, por ndërtesa mbeti në këmbë (VIDEO)

Bilanci/ Shqipëria vijon të regjistrojë shifra të larta nga pandemia

Asnjë shenjë përmirësimi nga virusi/ 13 viktima, nami me të infektuarit

Italia jep alarmin për ‘bombën e ujit’/Ekspertët: Mos dilni nga shtëpia (VIDEO)

Italia jep alarmin për ‘bombën e ujit’/Ekspertët: Mos dilni nga shtëpia (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com