Në interpelancën e thirrur nga deputeti Lefter Maliqi, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha në Kuvend se vitin tjetër do të mbyllet burgu i Zaharisë, për shkak të degradimit. Ajo ka folur me gjuhën e shifrave, mbi situatën në burgje. Ministrja Gjonaj u shpreh se s’ka më punësime të punonjësve sipas preferencave partiake, dhe pa praktikë.
Gjonaj citoi se me ardhjen e qeverisë Rama, sistemi i burgjeve ka pasur ndryshime të mëdha, qoftë për kushtet e të burgosurve, qoftë për pagat e punonjësve.
Pagat e punonjësve në burgje janë rritur me 11%, dhe se falë ligjeve të reja punonjësit kanë një trajtim më të mirë, me grada dhe trajtim profesional.
“Për tre vjet, 937 kallëzime penale, 295 punonjës të burgjeve për futjen e sendeve të palejuara në burg.
Kjo ka ndodhur, sepse ligji është aty për gjithë. Për herë të parë u aplikua një regjim i mbikëqyrjes së veçantë. 110 të dënuar që kanë thyer rëndë, që kanë thyer sigurinë dhe rendin në burgje. Punësimet e të punonjësve sipas preferencave partiake dhe pa praktikë nuk është më.
Pagat e punonjësve në burgje janë rritur me 11%. Stafi u pajis sot me uniformë, ku u plotësuan në masën 80%. Sot falë ligjeve të reja, punonjësit kanë një trajtim më të mirë, me grada dhe trajtim profesional. Drejtoria e Burgjeve ka arritur të fitojë 60% të proceseve gjyqësore, kemi ulur mbipopullimin në burgje me 21%.
Menaxhuam situatën e termetit në burgje, dhe tani prej 8 muaj që po menaxhojmë pandeminë dhe numrat kanë qenë në nivele shumë të ulëta.
Por për këtë kufizuam takimet me familjare, që i kemi zëvendësuar për herë të parë me Skype. Ka ende shumë për të bërë, por siç është rasti i Zaharisë në Krujë. Po marrim masat që të mbyllim Zaharinë në Krujë, pas 30 vjetësh. Shqetësim ka qenë dhe greva në burgun e Peqinit, që filloi nga 41-bis. Përveç një hetimi që po kryhet nga një procedim në prokurori për të hetuar me kërkesën time këtë gjë”, tha Gjonaj.