Detaje të reja janë hedhur në dritë, lidhur me ngjarjen që ndodhi gjatë mesnatës në Vlorë, ku u dogj mjeti i një punonjësi të Ujësjellësit. Shtetasi Olsi Kafazi të cilit i kanë djegur makinën, raportohet se tre javë më parë ishte dhunuar nga tre persona ende të paidentifikuar.
Pas konflikteve ende të paqarta, ai është dhunuar përpara banesës së tij, dhe më tej është shtruar edhe në spital. Policia ende nuk ka arritur ti identifikojë autorët. Olsi Kafazi për momentin gjendet në komisariat, duke dhënë dëshminë e tij mbi ngjarjen.
Punonjësit të Ujësjellësit në Vlorë, Olsi Kafazi, i kanë djegur djegur makinën tip ‘Nisan’ me targa VL 7260 C.
Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, dhe kjo lidhet me një konflikt të tre javëve më parë, ku është përfshirë pronari i mjetit për motive të dobëta.
Njoftimi i policisë
“Më datë 22.10.2020, në mesnatë, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, është djegur plotësisht automjeti i markës “Nisan”, në pronësi të shtetasit O. K., 35 vjeç, banues në Vlorë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.