Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Gjithçka që duhet të dimë për koronavirusin, ISHP jep këshilla

6 vjet ago
in Të Gjitha, Video Galeri
Gjithçka që duhet të dimë për koronavirusin, ISHP jep këshilla

ISHP ka ndarë me opinionin publik disa nga informacionet bazë që lidhen me koronavirusin.

Po ashtu Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë disa këshilla mjaft të vlefshme se si të mbrohen qytetarët shqiptarë nga virusi i cili prej kohësh ka vetëizoluar një pjesë të madhe të njerëzimit.

A mund të përhapet infeksioni nga koronavirusi i ri nga një rast që nuk ka simptoma (rast asimptomatik)?

Sipas të dhënave të disponueshme aktualisht, njerëzit simptomatikë janë shkaku më i shpeshtë i përhapjes së virusit. OBSH e konsideron të rrallë infeksionin nga koronavirusi përpara se të shfaqen simptomat megjithëse edhe kjo mundësi ekziston.

A është e vërtetë që koronavirusi i ri mund të transmetohet përmes kontaktit me shufrat apo dorezat mbajtëse të autobusëve duke qenë afër një personi që kollitet?

Bazuar në të dhënat e disponueshme konsiderohet shumë e pamundur që një infeksion të mund të merret përmes shufrave apo dorezave, mbajtëse të autobusit.

Nga ana tjetër aktualisht jemi në mes të sezonit të gripit. Prandaj nëse shfaqen simptoma të tilla si ethe, kollë, dhimbje fyti, ethe, ose simptoma më të rënda si pneumoni dhe vështirësi në frymëmarrje duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.

Sidoqoftë për të parandaluar infeksionet, përfshirë infeksionet e frymëmarrjes është praktikë e mirë të lani duart shpesh dhe me kujdes pasi të prekni objektet dhe sipërfaqet potencialisht të ndotura para se të prekni fytyrën, sytë dhe gojën.

Sa i rrezikshëm është virusi i ri?

Ashtu si sëmundjet e tjera të rrugëve të frymëmarrjes, infeksioni i ri nga Covid -19 mund të shkaktojë simptoma të lehta ftohje, dhimbje fyti, kollë dhe ethe ose simptoma më të rënda si pneumoni dhe vështirësi në frymëmarrje.

Rrallëherë mund të jetë fatale. Njerëzit më të ndjeshëm ndaj formave të rënda janë të moshuarit dhe ata me sëmundje ekzistuese të tilla si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Cili është ndryshimi midis simptomave të gripit, një ftohje të zakonshme dhe koronavirusit të ri?

Simptomat janë të ngjashme dhe përbëhen nga kollë, ethe, ftohje. Sidoqoftë ato shkaktohen nga viruse të ndryshme, prandaj, në rast të dyshimit për koronavirus është e nevojshme të kryhen teste laboratorike për të konfirmuar diagnozën.

Sa zgjat periudha e inkubacionit?

Periudha e inkubacionit paraqet periudhën e kohës midis infeksionit dhe zhvillimit të simptomave klinike. Aktualisht vlerësohet se ndryshon midis 2 dhe 11 ditëve, deri maksimumi në 14 ditë.

A mund të transmetohen koronaviruset dhe koronavirusi i ri nga person tek tjetri?

Po, disa koronaviruese mund të transmetohen nga një person tek tjetri, zakonisht pas kontaktit të ngushtë të anëtarëve të familjes ose në një mjedis të kujdesit shëndetësor. Koronavirusi i ri, përgjegjës për sëmundjen Covid 19, gjithashtu mund të transmetohet nga person tek tjetri, përmes kontaktit të ngushtë me një person të infektuar.

Kush mund të infektohet nga koronavirusi i ri?

Personat të cilët jetojnë ose kanë udhëtuar në zona të infektuara me koronavirus-in e ri mund të rrezikojnë infeksionin. Aktualisht koronavirusi i ri nisi në Kinë ku raportohet numri më i madh i rasteve.

Në vendet e tjera shumica e rasteve kanë udhëtuar në vendet e prekura. Pak raste të tjera kanë ndodhur tek ata që kanë jetuar ose bashkëpunuar ngushtë me njerëz të infektuar në Kinë. Po ashtu ka vende ku ka qarkullim komunitar si psh në Korenë e Jugut, Hong Kong, Japoni, Tailandë si dhe kohët e fundit në Itali.

Cilat janë rregullat për dezinfektimin?

Larja e duarve dhe dezinfektimi janë çelësi për parandalimin e infeksionit. Duhet të lani duart shpesh.

Nëse sapuni dhe uji nuk janë të disponueshëm, mund të përdoret gjithashtu solucion për duart me bazë alkooli me të paktën përqendrim 60%.

A është e sigurt marrja e pakove nga vendet e prekura?

Po, është e sigurt. OBSH deklaron se njerëzit që marrin pako nuk rrezikojnë që të bien në kontakt me koronavirusin-in e ri sepse ai nuk është në gjendje të mbijetojë në sipërfaqe për një kohë të gjatë.

Sa kohë mbijeton koronavirusi i ri në sipërfaqe?

Informacionet paraprake tregojnë që virusi i rimund të mbijetojë disa orë, edhe pse është ende në studim. Përdorimi i dezinfektuesve të thjeshtë është në gjendje të vrasë virusin duke frenuar aftësinë e tij për të infektuar njerëzit, për shembull dezinfektuesit që përmbajnë 75% alkool ose me 1 % me bazë klori zbardhues.

A transmetohet virusi përmes rrugës ushqimore?

Zakonisht sëmundjet respiratore nuk transmetohen në ushqim, i cili megjithatë duhet të trajtohet duke respektuar praktikat më të mira të higjienës dhe duke shmangur kontaktin midis ushqimit të përpunuar dhe të pagatuar.

A mundet që një llambë dezinfektimi me rreze ultraviolet të shkatërrojë Covid -19?
Llambat UV nuk duhet të përdoren për të sterilizuar duart ose zona të tjera të lëkurës, pasi rrezatimi UV mund të shkaktojë acarim të lëkurës.

A janë tharësit e duarve efektivë në shkatërrimin e Covid-19?

Tharësit e duarve nuk janë efektivë në shkatërrimin e Covid -19. Për të mbrojtur veten kundër koronavirusit të ri, duhet të lani shpesh duart me ujë dhe sapun dhe të përdorni dezinfektues me bazë alkooli. Pasi lani duart, duhet t’i thani ato plotësisht duke përdorur shami ose kartopecete.

Tags: ISHPkeshillakoronavirusshqiperi

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Tamponët e pamjaftueshëm? Zv.ministrja tregon si është situata në Shqipëri

Tamponët e pamjaftueshëm? Zv.ministrja tregon si është situata në Shqipëri

Skenari më ekstrem? Meta i kërkon qeverisë të marrë masat

Skenari më ekstrem? Meta i kërkon qeverisë të marrë masat

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Arrestohet “hajduti i varreve” në Berat. Sendet e grabitura i shiste
Aktualitet

Arrestohet “hajduti i varreve” në Berat. Sendet e grabitura i shiste

by mirseda
17:28 | 20/12/2025
0

Kapet “hajduti i varreve” në Berat. Bëhet fjalë për Romeo Këmbacin, i cili u arrestua. Ai ishte...

Tiranë/ Dyshohet për vrasjen e foshnjës, përfundon në pranga 20-vjeçarja e huaj

Tiranë/ Dyshohet për vrasjen e foshnjës, përfundon në pranga 20-vjeçarja e huaj

17:26 | 20/12/2025
Panele fotovoltaike në tokë bujqësore, protestë kundër Salillarit në Levan; banorët i drejtohen SPAK

Panele fotovoltaike në tokë bujqësore, protestë kundër Salillarit në Levan; banorët i drejtohen SPAK

16:58 | 20/12/2025
Rruga Korçë-Voskopojë e mbuluar nga mjegulla e dendur

Rruga Korçë-Voskopojë e mbuluar nga mjegulla e dendur

16:33 | 20/12/2025
E RËNDË/ Dalin pamjet, si u ekzekutua mbrojtësi i Ekuadorit

E RËNDË/ Dalin pamjet, si u ekzekutua mbrojtësi i Ekuadorit

16:28 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com