Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Gjermania zgjat kufizimet për shkak të Coronës deri më 3 maj

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Gjermania zgjat kufizimet për shkak të Coronës deri më 3 maj

Kancelarja Merkel dhe kryeministrat e landeve ranë dakord që kufizimet për shkak të krizës së Coronës të vazhdojnë deri më 3 maj. Shkollat do të rihapen “gradualisht” duke filluar nga data 4 maj.

Bashkë me lajmin për zbutjen e masave kufizuese për shkak të krizës së Coronës kancelarja Angela Merkel u bëri edhe një herë thirrje qytetarëve që të respektojnë kufizimet në luftën kundër pandemisë së Coronës. Vërtet që në Gjermani spitalet, mjekët dhe stafi infermieror nuk janë të mbingarkuar, tha Merkeli pas takimit virtual me kryeministrat e landeve, por ky është vetëm “një sukses i brishtë i ndërmjetëm”.

Merkel njoftoi se shkollat do të rihapen “gradualisht” duke filluar nga data 4 maj, por shtoi se nuk ka shumë hapësirë për ndryshime të masave kufizuese ose për t’u nxituar, edhe nëse këto lidhen me qëllime të mira. Po ashtu u mor vendim që fillimisht të rihapen vetëm dyqane me sipërfaqe deri në 800 metra katrorë.

Kujdes ekstrem

Kancelarja paralajmëroi se ende nuk është gjetur ndonjë vaksinë dhe prandaj duhet të vazhdojë të ushtrohet “kujdes ekstrem”. Po për këtë arsye edhe aktivitete të mëdha si konferenca, festivale, koncerte apo festa nuk do të lejohen as muajt e ardhshëm. “Sipas vlerësimeve tona festivale apo aktivitete të mëdha nuk do të jenë të mundshme të zhvillohen deri më 31 gusht 2020,” tha kryeministri i landi të Hessenit, Volker Bouffier.

Edhe shërbesat fetare “njëherë për njëherë nuk do të lejohet të zhvillohen”, tha kancelarja Angela Merkel, duke sqaruar se këtë javë do të zhvillojë bisedime edhe me përfaqësuesit e feve.

Aplikacion për gjurmimin e të infektuarve

Kancelarja falënderoi qytetarët që respektuan në shkallë të lartë kufizimet. Liberalizimi i masave kufizuese mund të shoqërohet me detyrimin për të mbajtur maska në hapësira publike. Po ashtu në mënyrë që përhapja e virusit Corona të pengohet edhe më tej duhet të ndiqen rrugët e infeksionit dhe të kufizohen vatrat e mundshme të infeksioneve. Për këtë qeveria gjermane planifikon krijimin e një aplikacioni për smartphone, me të cilin mund të gjurmohen kontakte të mundshme me njerëz të infektuar. Por përdorimi i këtij aplikacioni do të jetë vullnetar, tha Merkel.

Vendimi që fillimisht të rihapen vetëm dyqane me sipërfaqe deri në 800 metra katrorë u kritikua ashpër nga Shoqata Gjermane e Tregtisë, sepse sipas saj ky vendim çon në “shtrembërim të konkurrencës dhe pasiguri ligjore”./DW

Tags: Angela MerkelGjermaniakoronaviruskufizimet

TË LIDHURA

Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjë nga Iraku
Bota

Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjë nga Iraku

22:08 | 04/03/2026
Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit
Bota

Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit

21:48 | 04/03/2026
Dronë iranianë drejt bazave britanike, paralajmërohet për përfshirjen e Greqisë në konflikt
Bota

Dronë iranianë drejt bazave britanike, paralajmërohet për përfshirjen e Greqisë në konflikt

21:36 | 04/03/2026
Next Post
Bardhi: Në vend të testimeve, siç bën bota, Edi Rama flet për burg

Bardhi: Në vend të testimeve, siç bën bota, Edi Rama flet për burg

OBSH u kundërpërgjigjet akuzave për reagim të mangët ndaj COVID-19

OBSH u kundërpërgjigjet akuzave për reagim të mangët ndaj COVID-19

SHBA/ Gjenden 17 trupa të pajetë brenda azilit, ja dyshimet e para

SHBA/ Gjenden 17 trupa të pajetë brenda azilit, ja dyshimet e para







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa
Aktualitet

Turisti i huaj grabitet në Vlorë, autori në kërkim pasi i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

by mirseda
22:31 | 04/03/2026
0

Një turist i huaj ka rënë pre e një vjedhjeje në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas...

Mbrëmja që bashkoi shqiptarët në Nju Jork përmes trashëgimisë

Mbrëmja që bashkoi shqiptarët në Nju Jork përmes trashëgimisë

22:10 | 04/03/2026
Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjë nga Iraku

Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjë nga Iraku

22:08 | 04/03/2026
Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit

Punonjësi i Bashkisë Gjirokastër bie nga kati i dytë gjatë pastrimit

22:05 | 04/03/2026
Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit

Macron i kërkon Netanyahut përmbajtje: Ruani integritetin territorial të Libanit

21:48 | 04/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com