Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Gjermania: Statusi i Kosovës të mos jetë më “mollë sherri” në rajon

3 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Gjermania: Statusi i Kosovës të mos jetë më “mollë sherri” në rajon

Nga samiti në Berlin pritet nënshkrimi i marrëveshjeve, fonde për reformimin energjisë në rajon, por edhe mesazhe të qarta.

“Kthesa epokale”, togfjalëshi i preferuar i kancelarit gjerman Olaf Scholz, ka hyrë edhe në zhargonin e Procesit të Berlinit. Qarqe qeveritare nga Berlini thanë të martën se tashmë ka ardhur “momenti i së vërtetës” për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se prej tyre pritet “që të nxjerrin mësimet nga realiteti i ri, i krijuar që nga invazioni rus në Ukrainë,” tha një zyrtar i lartë pranë kancelarit gjerman të martën në Berlin.

“Nuk ka më vend për konflikte”

Sidomos në adresë të Kosovës dhe Serbisë priten të dëgjohen mesazhe të qarta. Gjermania dhe Franca aktualisht po bëjnë presion diplomatik që dy vendet të pajtohen me propozimin e tyre për normalizimin e marrëdhënieve. “Sot nuk ka më vend për konflikte të tilla, me potencial shpërthyes, siç është ai midis Kosovës dhe Serbisë”, tha zyrtari.

Sipas tij, këto janë pritmëritë e qarta edhe të presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz. “Status quoja është e papranueshme. Nuk mund të vazhdohet kështu që statusi të kthehet në ‘mollë sherri’ për çdo çështje”. Sipas tij, kjo është arsyeja edhe se përse Gjermania dhe Franca kanë dalë me një plan konkret për dialogun. Sipas presidentit të Serbisë, Vuçiq, ai parashikon që Serbia, pa pasur nevojë të njohë shtetësinë e Kosovës të hapë rrugë për anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare, sidomos OKB, dhe në këmbim të marrë përfitime ekonomike dhe një anëtarësim më të shpejtë në BE.

Pritet nënshkrimi i marrëveshjeve

Statusi i pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë është një nga gurët që pengojnë përparimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, që është në fokus të Procesit të Berlinit. Që kur u iniciua Procesi i Berlinit, në vitin 2014, nga kancelarja e atëhershme e Gjermanisë, Angela Merkel, është jetësuar vetëm heqja e tarifave roaming. Katër marrëveshjet e mobilitetit të arritura në samitin hibrid të Sofjes, në nëntor 2020, mbetën të bllokuara për shkak të mosmarrëveshjeve mes Serbisë dhe Kosovës.

Konferenca e ministrave të jashtëm të Procesit të Berlinit, më 21 tetor 2022 në Berlin. Krahas gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe Gjermanisë, janë edhe përfaqësues të Komisionit Evropian, presidencës çeke, si edhe të tetë vendeve të BE-së dhe Britainsë së Madhe.

Prandaj edhe nënshkrimi i tre prej tyre që pritet të bëhet më 3 nëntor në Berlin konsiderohen nga Gjermania si sukses i rëndësishëm. I dërguari i qeverisë gjermane në Ballkan, Manuel Sarrazin, dhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, që drejtohet nga ish-ministrja shqiptare e integrimit evropian, Majlinda Bregu, kanë bërë shumë seanca negocimi me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor për të arritur më në fund një gjuhë diplomatike të pranueshme nga të gjitha palët. Tri marrëveshjet mundësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve vetëm me karta identiteti, njohjen reciproke të diplomave, dhe njohjen e kualifikimeve profesionale.

Fonde për energjinë

Ministrja gjermane e punëve të jashtme Annalena Baerbock i quajti ato “historike” të enjten e kaluar, në konferencën e ministrave të jashtëm në Berlin. Për Gjermaninë, e cila e ka Ballkanin Perëndimor në fokus të politikës së saj, ato janë një shpresë për të bërë përparime thelbësore edhe në fusha të tjera, si në sektorin e sigurisë dhe energjisë.

Sipas burimeve pranë kancelarisë gjermane vendet e rajonit kanë nevojë urgjente për të përballuar ngushticat e furnizimit me energji. Të enjten pritet që Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, të premtojë ndihma për të përballuar dimrin, por edhe grante për reformimin e sektorit të energjisë në rajon. Edhe këtu, parakusht është që vendet të jenë të gatshme të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, bëhet e ditur nga kancelaria. Javën e kaluar në Berlin u mblodhën ministrat e energjisë së Procesit të Berlinit për diskutuar për këtë çështje.

Eksperti për Ballkanin Perëndimor, Florian Bieber, thotë për DW se marrëveshjet që do të nënshkruhen janë një përpjekje për të sinjalizuar se Procesi i Berlinit është i orientuar më shumë drejt sukseseve konkrete. Por Bieber thotë se sfida më e madhe qëndron te jetësimi i tyre. “Ka pasur shumë memorandume dhe vendime gjatë 8 viteve të fundit, por ato shpesh janë zbatuar vetëm pjesërisht, sepse askush nuk e ka kontrolluar zbatimin e tyre. Vendi pritës përkatës shpesh ka vensour një agjendë të re dhe u ka vënë vijën të gjitha marrëveshjeve të bëra më parë”, tha Bieber. /DW

 

Tags: Gjermaniakosoveserbi

TË LIDHURA

Tragjedi/ 14-vjeçarja bie nga një urë 10 metra e lartë
Bota

Tragjedi/ 14-vjeçarja bie nga një urë 10 metra e lartë

18:28 | 01/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Greqia përballet me zjarre, lëshohen urdhra për evakuim në katër vendbanime
Bota

Greqia përballet me zjarre, lëshohen urdhra për evakuim në katër vendbanime

16:39 | 26/06/2025
Next Post
Protesta e 7 korrikut, PD zbulon një tjetër detaj

Pse e humbi qetësinë Sali Berisha?

Moderatori i larguar nga “Top Channel” akuzon Bora Zemanin: E fiton vendin e punës me puthje (VIDEO)

Moderatori i larguar nga "Top Channel" akuzon Bora Zemanin: E fiton vendin e punës me puthje (VIDEO)

Primaret/ Futet në garë mjeku Ilir Alimehmeti, përballë Këlliçit e Bogdanit

Primaret/ Futet në garë mjeku Ilir Alimehmeti, përballë Këlliçit e Bogdanit

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren
Showbizz

Olsi Bylyku mohon zërat për ndarje, publikon foto me partneren

by mirseda
23:01 | 03/07/2025
0

Pas thashethemeve që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet, se Olsi Bylyku dhe partnerja e tij Denada...

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes

14 vatra zjarri sot, 4 ende aktive – harta e shpërndarjes

22:58 | 03/07/2025
Abraham firmos me skuadrën e re, zyrtarizohet marrvëveshja

Abraham firmos me skuadrën e re, zyrtarizohet marrvëveshja

22:54 | 03/07/2025
1 në 10 fëmijë në Shqipëri viktimë e abuzimit – Alarm shoqëror

1 në 10 fëmijë në Shqipëri viktimë e abuzimit – Alarm shoqëror

22:10 | 03/07/2025
Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin

Momente tensioni te ish-Stacioni i Trenit, Range Roveri’ përplaset me motorin

22:05 | 03/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com