Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Gjermania në prag të braktisjes së NATO-s

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Gjermania në prag të braktisjes së NATO-s

Ekspertë të rëndësishëm të sigurisë në Gjermani nuk e shikojnë më SHBA-në si aleaten më të rëndësishme dhe mendojnë që Berlini duhet të përqendrohet në çështjet e mbrojtjes më tepër te BE-ja në vend të NATO-s. Ky është rezultati i një anketimi të 200 ekspertëve të mbrojtjes nga radhët e politikës, sipërmarrjeve, organizatave ndërkombëtare dhe medieve, të cilat i ka publikuar Qendra Kërkimore e Brukselit “Friends of Europe”, së bashku me një libër. Në të pohohet se vendi më i fuqishëm ekonomikisht i Evropës, në çështjet e mbrojtjes ka jetuar deri tani me shpenzimet e partnerëve të tjerë dhe tani duhet të bëjë më tepër për mbrojtjen e vet.

Autori i studimit, gazetari Paul Taylor, mendon se bota e Angela Merkelit ka ndryshuar në vitet e fundit në atë masë sa nuk njihet më, dhe tani duhet të ndryshojë vetë kancelarja. “Dy goditje të rënda në formë shoku e nxorën Merkelin nga një lloj gjendje vetëkënaqësie në politikën e mbrojtjes, po në të njëjtën mënyrë ato tronditën Gjermaninë në pozicionin e saj të rehatshëm në mes të Evropës, të rrethuar nga aleatë të NATO-s dhe partnerë të BE”, thotë Taylor për DW. Këto dy goditje në formë shoku qenë aneksimi prej Rusisë i Krimesë në vitin 2014 dhe kriza e refugjatëve e vitit 2015.

 “Merkeli mori me këtë rast vendime, që rrezikuan karrierën e saj politike, por edhe që ndryshuan vështrimin e saj ndaj Evropës”. Taylor pohon se Merkeli kishte porositur dhe i kishin përgatitur harta me një zonë Shengeni të shënjuar me ngjyrë, kështu që për secilin binte menjëherë në sy, që “kufijtë” e Gjermanisë në të vërtetë janë ato me Rusinë dhe Ukrainën, me Afrikën e Veriut dhe me Lindjen e Afërt dhe të Mesme

Pa investuar më shumë para nuk bëhet

Taylor-i thotë se Merkeli vuri re që ushtria gjermane, Bundeswehri, përmes shkurtimeve me vite të tëra të buxhetit, është dobësuar. Në vitin 2016, sipas Taylorit, ajo nisi një kthesë. Megjithatë, sipas tij do të zgjasë shumë, rreth 15 vjet, për ta sjellë aviacionin për shembull në nivelin e duhur. Taylori beson se problemi nuk janë paratë, por mentaliteti. “Hija e historisë ua vështirëson punën shumë gjermanëve, por njëkohësisht ua rehaton.”

Merkeli ka lënë të kuptohet se mund të ketë një ndryshim kursi. Fjalia e saj e famshme, “Ne evropianët duhet ta marrim vërtet fatin në duart tona” kishte lidhje me deklaratat me dy kuptime. Ulricke Francke nga Qendra Kërkimore European Council on Foreign Relations mendon që presioni nga Uashingtoni nxit një orientim të ri në politikën e sigurisë të Gjermanisë: drejt BE. “Qeveria Trump e minon gatishmërinë në rritje në popullin gjerman për të shpenzuar më shumë për mbrojtjen dhe për t’u angazhuar më shumë”, thotë Francke, “sepse Trumpi konsiderohet si luftënxitës dhe gjermanët janë të shqetësuar se SHBA nën Trumpin mund të nisin një luftë dhe NATO-ja të tërhiqte në të edhe Gjermaninë”.

BE-ja si rrugëdalje?

Taylor mendon se gjërat në Gjermani duhet të ndryshojnë rrënjësisht. Ai për shembull propozon që Bundestagu t’i aprovojë paraprakisht në bllok misione të caktuara të Bundeswehrit në NATO dhe në një njësi të tjera multinacionale, në vend që të veprojë si tani për çdo mision të veçantë. Taylor shprehet edhe për një zbutje të rregullave të eksportit të armëve dhe e quan më efektive, kur përcaktimet e eksportit të armatimit të formulohen dhe të zbatohen në kuadër të BE.

“Në letër, në 12 muajt që prej referendumit të Brexitit BE ka avancuar më shumë se sa në 25 vitet e shkuara”. Fundi i bllokadës britanike për shkak të Brexitit do t’i përshpejtojë proceset vendimore në të ardhmen. Por Taylor e këshillon Berlinin dhe Parisin që ta kërkojnë edhe më tej bashkëpunimin me Britaninë e Madhe, e cila nga të gjitha vendet e Evropës shpenzon më shumë për mbrojtjen.

Tags: bebraktisjesBrexitGjermaniaNATOpragSHBA

TË LIDHURA

Shpërthim jashtë një gjykate në Pakistan, 12 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
Bota

Shpërthim jashtë një gjykate në Pakistan, 12 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

11:17 | 11/11/2025
Senati Amerikan miraton projektligjin që mund t’i japë fund mbylljes së qeverisë
Bota

Senati Amerikan miraton projektligjin që mund t’i japë fund mbylljes së qeverisë

09:56 | 11/11/2025
Vizita në Shtëpinë e Bardhë, Trump vlerëson presidentin al-Sharaa
Bota

Vizita në Shtëpinë e Bardhë, Trump vlerëson presidentin al-Sharaa

08:28 | 11/11/2025
Next Post
Maqedoni, zgjedhjet lokale pritet të kthehen në referendum

Maqedoni, zgjedhjet lokale pritet të kthehen në referendum

Një mënyrë e thjeshtë për të fituar besimin e bashkëbiseduesit

Një mënyrë e thjeshtë për të fituar besimin e bashkëbiseduesit

Alarmohet Xhafaj: Po na godasin bandat dhe nuk po arrestojmë dot autorët (VIDEO)

Alarmohet Xhafaj: Po na godasin bandat dhe nuk po arrestojmë dot autorët (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025




TË FUNDIT

Izraeli bën bashkë PS dhe PD
Politikë

Izraeli bën bashkë PS dhe PD

by mirseda
13:55 | 11/11/2025
0

Shqipëria është bërë vendi i 64-t në botë që i bashkohet grupit të aleatëve të Izraelit. Për...

Elton Kila dëshmon në GJKKO: Kur ndodhi masakra e Bradasheshit…

Elton Kila dëshmon në GJKKO: Kur ndodhi masakra e Bradasheshit…

13:51 | 11/11/2025
Reforma Territoriale | Mazniku propozon: Të dalim dyshe e treshe në territor për dëgjesa

Reforma Territoriale | Mazniku propozon: Të dalim dyshe e treshe në territor për dëgjesa

13:34 | 11/11/2025
Përjashtimi i Berishës me 10 ditë nga Kuvendi, Bardhi: Akt censure, shkelje e rëndë e Kushtetutës!

Përjashtimi i Berishës me 10 ditë nga Kuvendi, Bardhi: Akt censure, shkelje e rëndë e Kushtetutës!

13:19 | 11/11/2025
Votat në Mitrovicën e Jugut, PDK kërkon hetim: Të shihet çdo parregullsi

Votat në Mitrovicën e Jugut, PDK kërkon hetim: Të shihet çdo parregullsi

13:16 | 11/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com