Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Gjermania do të ndryshojë ligjin për azil, kush dëbohet dhe kush përfiton

6 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Gjermania do të ndryshojë ligjin për azil, kush dëbohet dhe kush përfiton

Qeveria gjermane dëshiron të ndryshojë ligjin për azil. Në veçanti të prekur janë personat që nuk kanë shansa për azil. Po cilat janë të drejtat dhe obligimet e personave me “Duldung”?

Çfarë është Duldung?

Njerëzit që qëndrojnë në Gjermani, por nuk kanë ndonjë leje qëndrimi, janë të detyruar që një ditë të largohen nga vendi. Disa prej tyre largohet vullnetarisht dhe kthehen në vendlindje. Të tjerët nuk duan të kthehen, sepse nuk duan të shkojnë prap në vendlindjet e tyre prej nga kanë ikur. Ka dhe raste kur njerëzit dëbohen me dhunë. Por kjo nuk është e mundur gjithmonë. Në këso rastesh, pesonat marrin një status “Duldung” në Gjermani, pra lejohen të qëndrojnë këtu deri sa nuk gjendet ndonjë zgjidhje.

Sa persona duhet të largohen nga Gjermania?

Partia e Majtja ka kërkuar nga qeveria të publikojë të dhënat për numrin e personave që duhet të largohen nga Gjermania. Në përgjigje thuhet: Me 31 dhjetor  2018 ka pasur në Gjermani 235.957 persona që duhet të largohen nga Gjermania. Prej tyre 180.124 persona janë me Duldung, ndërsa 55.833 pa Duldung.

Numri më i madh i tyre janë persona të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil. Por në mesin e tyre ka edhe persona të cilët kanë pasur ndonjë dokument tjetër dhe ndërkohë e kanë humbur ate. Ata megjithatë nuk janë larguar nga vendi. Policia gjermane ka regjistruar në vitin 2018 vrretzh 15.000 njerëz të cilëve u ka kaluar viza, por nuk janë kthyer në vendlindje. Shumica prej tyre janë nga Kina, Turqia, Rusia dhe India. Këta persona nuk kanë kurfarë titulli për momentin. Por ata shumë shpesh përpiqen t’i ikin policisë dhe vështirë mund të dëbohen nga vendi.

Cilat janë rastet kur personat nuk dëbohen, ndonëse nuk kanë dokumente qëndrimi?

Shkaku më i shpeshtë për Duldung, gati 41 % e rasteve, është mungesa e dokumenteve për udhëtim. Nxjerrja e dokumenteve të reja është shpesh e vështirë, për shkak se autoritetet e vendeve të origjinës nuk u lëshojnë dokumenta. Për rreth 6500 persona nuk është saktësuar se nga cili vend e kanë origjinën.

Deutschland Abschiebung abgelehnter Asylbewerber (picture-alliance/dpa/B. Wüstneck)

Një grup tjetër i madh i takon personave nuk mund të dëbohet për shkaqe humanitare apo personale. Ndër ta ka dhe fëmijë në shkolla apo persona në përgatitje profesionale. Por ka dhe persona që nuk mund të largohen për shkak të problemeve shëndetsore apo kujdesit për familjarë. Gati 4000 persona nuk mund të dëbohen për shkak të gjendjes shëndetësore.

Ka dhe vende në të cilat personat nuk mund të kthehen, për shkak të gjendjes atje, por edhe për shkak të rrezikut nga sulmet eventuale terroriste.

Shkaqet për Duldung, me datën 31.12.2018:

– Mungesa e dokumenteve për udhëtim: 74.281

– Duldung për shkaqe humanitare apo personale: 11.486

– Për shkaqe familjare: 11.124

– Ndalimi i dëbimit në vende apo rajone të caktuara: 4402

– Shkaqe shëndetërore: 3803

– Prindër të fëmijëve minorenë: 476

– Proceset në gjykata: 426

– Shkaqe të tjera: 72.569

– Duldung pa shpjegime të sakta: 1157

Sa gjatë mund të qëndrojë dikush me Duldung?

Duldung është parimisht me një kohëzgjatje të kufizuar. Për vazhdimin vendosin autoritetet. 37% e personave me Duldung jeton më shumë se tre vite në Gjermani. 18 % më gjatë se pesë vite.

Teorikisht një Duldung mund të ndërpritet në çdo moment. Kjo ndodhë në veçanti në rastet kur më nuk ekzsiton shkaku i qëndrimit në Gjermani.

Të drejtat dhe obligimet e personave me Duldung

Personat me Duldung duhet të lajmërohen rregullisht tek autoritetet. Ata marrin ndihma sociale sipas ligjit. Në radhë të parë marrin gjëra materiale për jetë si dhe rreht 40 Euro në muaj për nevojat e përditshme. Fëmijët deri në 14 vjeç marrin 20 Euro në muaj. Nëse pesoni e eviton me qëllim largimin, atëherë mund të ndodhë që ndihmat shkurtohen tërësisht.

Personat me Duldung mund të marrin edhe obligime, si për shembull ndonjë vend për kualifikim profesional, ndonjë praktikë, një vit social apo dhe vende me pozitë të lartë akademike, të cilat paguhen mirë. Prej muajit të katërt ata mund të kërkojnë edhe një leje pune, ndërsa qasjen pa kufizime në tregun e punës e fitojnë automatiisht nëse në Gjermani kanë qëndruar 49 muaj.

Deutschland - Asylantenheim - Migration (picture alliance/dpa/U. Anspach)

Pas tetë vitesh në Gjermani me Duldung, personat mund të kërojnë një titull tjetër, nëse kanë mjaft para për të siguruar ekzistencën dhe nuk janë denuar me ligj. Familjet me fëmijë e fitojnë këtë të drejtë pas gjashtë vitesh. Ndërsa personat me Duldung të moshës 14 – 21 vjeç kanë të drejtë të kërkojnë leje tjetër pas katër vitesh, nëse shkojnë në shkollë apo në ndonjë përgatitje profesionale.

Çfarë duhet të ndryshojë?

Në Gjermani janë propozuar disa ndryshime ligjore. Në veçanti e paqartë është gjendja me personat që duhet të dëbohen nga vendi, të cilët mbahen nën masa arresti. Deri tani nën masa të këtilla janë mbajtur vetëm personat për të cilët ka ekzistuar rreziku i ikjes.

Tani duhet të ketë edhe një Duldung për personat pa identitet të sakt. Personat që qllimisht e pengojnë identifikimin e tyre do futen nën masa të veçanta. Në anën tjetër, persoënat tjerë me Duldung duhet të kenë më shumë mundësi për integrim – siç është ndjekja e kurseve të gjuhës. DW

Tags: azilGjermaniakush perfitonligjinndryshon

TË LIDHURA

Humbën në zonën e LLogarasë, shpëtohen dy turistë italianë
Aktualitet

Humbën në zonën e LLogarasë, shpëtohen dy turistë italianë

08:42 | 30/07/2025
Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë
Aktualitet

Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë

08:35 | 30/07/2025
Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:31 | 30/07/2025
Next Post
Rudina Hajdari: Kundër bojkotit të zgjedhjeve, kemi alternativën tonë

“Bindja Demokratike”, Hajdari thyen heshtjen: Shqiptarët janë lodhur, jemi në “psikiatri politike”

S’ka më dyshime, ja kur mbahet protesta e radhës e opozitës

S’ka më dyshime, ja kur mbahet protesta e radhës e opozitës

EMRI/ Arrestohet tjetër i dyshuar, lidhja me grabitjen e parave në 2017 në Rinas

EMRI/ Arrestohet tjetër i dyshuar, lidhja me grabitjen e parave në 2017 në Rinas

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Humbën në zonën e LLogarasë, shpëtohen dy turistë italianë
Aktualitet

Humbën në zonën e LLogarasë, shpëtohen dy turistë italianë

by mirseda
08:42 | 30/07/2025
0

Dy turistë italianë që kishin humbur orientimin gjatë një ecjeje në natyrë në zonën malore pranë fshatit...

Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë

Bien aksidentet në qershor, kujdes nga të rinjtë, “përplasen” më shumë

08:35 | 30/07/2025
Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:31 | 30/07/2025
Analiza: Pse turbulencat në aeroplan po bëhen më të shpeshta dhe më të rënda

Analiza: Pse turbulencat në aeroplan po bëhen më të shpeshta dhe më të rënda

08:29 | 30/07/2025
Parashikimi i motit 30 Korrik 2025, vranësira dhe reshje shiu

Parashikimi i motit 30 Korrik 2025, vranësira dhe reshje shiu

08:23 | 30/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com