Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Gjermani/ Rregulla më të ashpra kundër pastrimit të parave

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Gjermani/ Rregulla më të ashpra kundër pastrimit të parave

Gjermania do t’i koordinojë më mirë aktivitet në luftën kundër pastrimit të parasë dhe terrorizmit financiar. Për këtë Ministria e Financave për herë të parë ka paraqitur një katalog masash.

Në fillim të vitit në Gjermani hyri në fuqi direktiva e rishqyrtuar kundër parave ilegale. Megjithatë në shumë hallka, puna çalon.

Në nivelin ligjor dhe në sektorin e përmbarimit duhet bërë më shumë, thuhet në qarqet e qeverisë federale.

Ndaj Ministria e Financave do të angazhohet në nivelin e BE-së, që të vendosen rregulla të njësuara për luftën kundër pastrimit të parasë.

Direktiva për luftimin e parave ilegale parashikon ndër të tjera një bashkëpunim më të ngushtë me autoritetet në Gjermani në mënyrë që përndjekja penale të jetë më efikase.

Ministria e Financave mendon se ka „nevojë për përmirësime”.

Njësia kundër pastrimit të parave Financial Intelligence Unit duhet të ketë një akses më të mirë ndaj të dhënave të autoriteteve të tjera hetimore. Gjatë blerjes së arit me para në dorë do të pakësohen kriteret që e kufizojnë identifikimin e blerësit.

Detyrim informimi për noterët

Veçanërisht dega e imobiljeve do të kontrollohet më rreptësisht. Është planifikuar që në kuadër të një udhëzimi ligjor, që do të hyjë në fuqi në gjysmën e parë të vitit, në të ardhmen noterët duhet të denoncojnë transaksionet e dyshimta financiare.

Sfondi i këtij rregulli ka të bëjë me faktin, se që pas krizës mbarëbotërore financiare më 2008 tregu i imobiljeve në shumë shtete pësoi një bum, po kështu edhe në Gjermani.

Edhe transaksionet me shuma të mëdha vazhdimisht realizohen me para në dorë, e megjithatë noterët pothuajse nuk i denoncojnë kontratat e dyshimta.

Ministria e Financave nuk donte të përmendte vlerësime të sakta mbi përmasat e problemit. Por meqenëse është e nevojshme të veprohet, qeveria tani ua ka kaluar veprimtarinë ministrive të ndryshme – asaj të Financave, të Punëve të Brendshme, të Drejtësisë, Ekonomisë dhe Ministrisë së Jashtme – puna mes tyre duhet bashkërenduar edhe me punën e landeve dhe të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare BaFin, Entit Federal të Kriminalistikës dhe Shërbimit Informativ Federal.

Po ashtu është angazhuar një bord koordinues, i cili duhet të mblidhet dy herë në vit.

Bafin do një autoritet europian kontroll

Ndërkohë Enti Federal për Mbikqyrjen Financiare (Bafin) është angazhuar fort për krijimin e një autoriteti më vete të BE-së për luftën kundër pastrimit të parasë.

“Për ta bllokuar aktivitetin e atyre që pastrojnë paratë ilegale, është e domosdoshme të krijohet një mbikëqyrje e pastrimit të parasë në nivel europian”, tha shefi i Bafin Felix Hufeld të enjten (16.01) gjatë pritjes së fillimit të vitit në Frankfurt mbi Main.

“Një autoritet më vete europian, i koordinuar me autoritete kombëtare, do të ishte në këndvështrimin tim zgjidhja më e mirë për luftimin e pastrimit të parasë në sektorin financiar – e ndoshta kjo mund të ishte edhe mënyra më e mirë për ta luftuar atë me efikasitet”.

Sipas mendimit të mbikëqyrësit suprem të financave në Gjermani, do të ishte gabim, që kontrolli t’i delegohej Autoritetit Europian të Mbikëqyrjes Bankare EBA me seli në Paris.

“Kjo është në kundërshtim me primatin e ndarjes së pushteteve, si dhe kalimin në një dorë të kompetencës së vendosjes së normave dhe zbatimit të normave”.

As Banka Qendrore Europiane (EZB) nuk është e përshtatshme për këtë.

Ajo ka mandatin vetëm nga 19 vende të Euro-Zonës.

Pas skandaleve të pastrimit të parasë në shuma miliardëshe si në Danske Bank apo në Maltë, vitin e kaluar EBA-s iu kaluan më shumë kompetenca.

Por ajo është në radhë të parë një përcaktuese e rregullave dhe jo kontrolluese.

Kontrolli vazhdon të jetë në përgjegjësinë e autoriteteve kombëtare të mbikëqyrjes, që sipas mendimit të kritikëve, jo gjithmonë bashkëpunojnë sa duhet.

Ndaj ministrat e Financave i kanë bërë thirrje Komisionit të ri të BE-së që të verifikojnë rrugët për harmonizimin e funksioneve kontrolluese brenda një autoriteti të BE-së. /DW

Tags: gjermaninoterepastrim parashRregulla

TË LIDHURA

Gol dhe asist, Muçi vazhdon shkëlqimin në Turqi
Bota

Gol dhe asist, Muçi vazhdon shkëlqimin në Turqi

20:55 | 22/12/2025
Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime për t’i dhënë fund konfliktit vdekjeprurës
Bota

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime për t’i dhënë fund konfliktit vdekjeprurës

17:40 | 22/12/2025
Trump emëron guvernatorin e Luizianës të dërguar special në Groenlandë
Bota

Trump emëron guvernatorin e Luizianës të dërguar special në Groenlandë

09:28 | 22/12/2025
Next Post
Pagoi shifrën e majme për ta pasur, Interi largon nga skuadra mesfushorin

Pagoi shifrën e majme për ta pasur, Interi largon nga skuadra mesfushorin

Kujdes me planet nesër, moti mund t’iu “shkatërrojë” gjithçka

Kujdes me planet nesër, moti mund t’iu “shkatërrojë” gjithçka

“SPAK, gijotina që do i marrë kokat”/ Shabani: Qeveria dhe opozita ndanë pazaret

"SPAK, gijotina që do i marrë kokat"/ Shabani: Qeveria dhe opozita ndanë pazaret







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Krijuesi i “Call of Duty” humb jetën në aksidentin tragjik
Showbizz

Krijuesi i “Call of Duty” humb jetën në aksidentin tragjik

by mirseda
22:37 | 22/12/2025
0

Krijuesi i videolojës “Call of Duty”, Vincent Zampella ka humbur jetën në një aksident me makinë në...

I rrethuar me para në avion privat, Jake Paul mburret edhe pas disfatës së rëndë

I rrethuar me para në avion privat, Jake Paul mburret edhe pas disfatës së rëndë

21:58 | 22/12/2025
Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?

Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?

21:55 | 22/12/2025
Inter në kërkim të një portieri

Inter në kërkim të një portieri

21:28 | 22/12/2025
Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

21:23 | 22/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com