E diel, 17 Tetor, 2021
12.5 C
Tirana

Gjermani/Qendra e majtë pretendon fitore të ngushtë ndaj partisë së Merkel

Socialdemokratët e qendrës së majtë gjermane (SPD) kanë shpallur fitoren në zgjedhjet federale, duke i thënë partisë së kancelares në largim Angela Merkel, se nuk duhet të jetë më në pushtet.

Kreu i SPD, Olaf Scholz, tha se ai kishte një mandat të qartë për të formuar një qeveri, ndërsa rivali i tij konservator Armin Laschet mbetet i vendosur për të luftuar.

Të dy partitë kanë qeverisur së bashku prej vitesh. Por Scholz thotë se është koha për një koalicion të ri me të Gjelbrit dhe liberalët.

Rezultatet paraprake i dhanë partisë së tij një fitore të ngushtë zgjedhore ndaj konservatorëve që pësuan performancën e tyre më të keqe ndonjëherë.

Të Gjelbrit dhe FDP-ja pro-biznesit, tërhoqën mbështetjen më të madhe nga nën 30-vjeç, në një zgjedhje të dominuar nga ndryshimet klimatike dhe nga propozime të ndryshme se si të merren me të. Të Gjelbërit bënë historinë me gati 15% të votave, edhe pse ishte shumë e shkurtër për ambiciet e tyre.

Ishte gara më e ngushtë në vite, duke i dhënë fund dominimit të pasluftës të dy partive të mëdha – SPD të Scholz dhe Unionit Konservator Demokratik të rivalit të tij (CDU).

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...