Gjermani: Makina përplas për vdekje dy persona, plagosen dhjetra të tjerë

Të paktën dy persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pasi u goditën nga një makinë në një zonë pedonale të qytetit Trier të Gjermanisë perëndimore, thanë zyrtarët.

Policia thotë se shoferi, një 51-vjeçar nga rajoni, është arrestuar. Rrethanat e incidentit nuk janë ende të qarta, teksa olicia u ka thënë njerëzve të shmangin zonën, shkruan BBC.

Një dëshmitar i cituar nga gazeta Trierischer Volksfreund, tha se një ”Range Rover” me ngjyrë gri të errët po lëvizte me shpejtësi të lartë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan furgonë policie dhe automjete të tjera emergjence të parkuara në një rrugë të gjerë tregtare pranë portës Porta Nigra të qytetit.

Kryebashkiaku Wolfram Leibe tha se të paktën 15 njerëz ishin plagosur, njoftoi transmetuesi publik SWR.