Luajti kundër Ronaldos, por Uzuni sërish nuk do përballet me Mesin

Lionel Mesi është lënë sërish jashtë listës së grumbullimit për ndeshjen kundër Ferencvaroshit ditën e nesërme në Hungari.

Tekniku, Ronald Kuman nuk e ka marrë me vete argjentinasin teksa ekipi e ka siguruar kualifikimin për fazën e 1/8-ave të kompeticionit.

Të njëjtën gjë, holandezi bëri dhe në sfidën me Dinamo Kievin në Ligën e Kampioneve duke lënë jashtë Mesin.

Me shumë gjasa, Mesi mund të jetë në fushë kundër Kristiano Ronaldos në sfidën e fundit të Ligës së Kampioneve për fazën e grupeve.

Për futbollistin e Ferencvaroshit dhe Shqipërisë, Myrto Uzuni, nuk i realizohet ëndrra e përballjes me yllin Mesi, teksa mungoi në sfidën e parë me katalanasit për shkak se ishte i infektuar me koronavirus.