Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Gjashtë Bashki për një përgjigje: Ç’peshë ka shpallja “non grata” nga SHBA

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Haga” pa lidhje e Tiranës me Hagën e Holandës

Nga: Preç Zogaj

Agresioni barbar i Rusisë, të cilit po i përgjigjet qëndresa heroike e Ukrainës, është ngjarja që po mban pezull frymën e njerëzimit mbarë. Nën kupolën e saj planetare ka qëlluar që pasnesër të kemi në vendin tonë të vogël zgjedhje për kryetarë në gjashtë bashki. Kishin startuar të ethshme para së të shpërthente lufta. Po shkojnë të tilla drejt fundit, pavarësisht luftës.

Janë zgjedhje të pjesshme për vendin vakant të kryetarit në Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Lushnjë, Dibër dhe Shkodër. Kishte vakancë, por vakum nuk është se kishte. Në pesë bashkitë e para drejtonin kryetarët e komanduar nga PS. Në Shkodër kishte vijuar të mbante detyrën e kryetares zonja Voltana Ademi e PD-së.

Duhet të shtojmë se për shkak të bojkotit opozitar të zgjedhjeve të vitit 2019, këshillat bashkiakë në këto gjashtë bashki janë dhe do të mbeten në shumicë absolute socialiste deri në përfundim të mandatit katërvjeçar. Duhet të kujtojmë gjithashtu se pas një viti do të kemi zgjedhjet e radhës për krejt pushtetin vendor. Do të thotë se mandati i gjashtë fituesve në zgjedhjet e ditës së nesërme do të zgjasë pak më shumë se një vit.

I përmenda këto hollësi për të pohuar rëndësinë e tyre relative sa u takon mundësive për të sjellë ndryshime me peshë në jetën e qytetarëve brenda kësaj periudhe.

Natyrisht, janë një test për të kuptuar orientimin e votës së qytetarëve në këtë periudhë. Vetë shpallja e tyre në kulmin e konfliktit brenda PD-së, pasi ishin lënë pezull për një kohë të gjatë, ka shërbyer, për një koincidencë ose jo, në përshpejtimin e testit në fjalë sa pa u konsumuar në dritën e kohës që shkon dhe veprimit të ligjit, spekulimet e shumta në lidhje me shpalljet “non grata” të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve shqiptarë nga SHBA.

Nëse i shohim përbrenda, zgjedhjet e nesërme kanë një specifikë që nuk e ka njohur deri më sot historia e zgjedhjeve shumëpartiake në Shqipëri. Në zhvillimin e tyre janë shfaqur si protagonistë tre politikanët e shpallur “non grata”: Ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri Sali Berisha, në rolin e liderit të grupit të Rithemelimit të PD-së që konkurron me siglën LSI-PDK; ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, në shtabin e kandidates socialiste zonjës Sakja, dhe kryetari i PSD-së, Tomë Doshi, në mbështetje të kandidates socialiste për Bashkinë e Shkodrës, zonjës Angoni.

Të shpallurit non grata e kanë me SHBA. Ka qenë dhe është e drejta e tyre të kërkojnë rrugë të ligjshme për t’u çliruar sa të jetë e mundur nga morsa e sanksionimit. Fakti që me sa duket e vuajnë, ka domethënie pozitive.

Por asnjeri prej tyre nuk ka pritur të bëjë transparencë dhe drejtësi përmes Gjykatës. Berisha ka muaj që ka njoftuar ngritjen e aktpadisë kundër sekretarit Blinken në një Gjykatë në Francë. Ai është dëgjuar shpeshherë t’i kërkojë zotit Blinken të çojë provat në Gjykatën e Parisit. Por nuk ka pasur ndonjë lajm a ka hapur proces gjykata franceze dhe a i ka kërkuar prova në rrugë zyrtare Departamentit të Shtetit. Në këto kushte, thirrjet e Berishës drejtuar Blinkerit janë thjesht një servirje për mbështetësit e tij. Ç’prova të çosh kur nuk t’i kërkon Gjykata?

Proceset gjyqësore marrin kohë. Jo pafundësisht, por marrin. Berisha ka zgjedhur ta sfidojë shpalljen non grata me zgjedhës, pa pritur Gjykatën. Kështu edhe dy të tjerët, të cilëve u ka hapur rrugën me shembullin e tij. Bashkë me Kryeministrin Edi Rama, që miraton në heshtje angazhimin publik të Dakos dhe Doshit në mbështetje të kandidatëve socialistë.

Në këto kushte, duam, s’duam, zgjedhjet e 6 marsit në gjashtë bashki priret të jenë vetvetiu në rezultanten e tyre zgjedhjet e peshës dhe statusit që ka në vendin tonë instrumenti non grata që SHBA e kanë aktivizuar në kuadrin e goditjes së korrupsionit dhe pengimit të drejtësisë në Shqipëri.

Sigurisht, ka plot mbështetës të kandidatëve të Shtëpisë së Lirisë që nuk e kanë me SHBA, pra, nuk janë antiamerikanë në përcaktim. Disa prej ndjekësve të Berishës e kanë kryesisht me humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit, e kanë me Bashën që u priu në ato zgjedhje. Ka të tjerë që besojnë shpjegimet e Berishës në lidhje me atë që kush ia ka bërë e pse ia kanë bërë. Megjithëse janë dhënë plot shpjegime për këtë nga vetë autoritetet amerikane. Kush ka dashur të sqarohet është sqaruar se nuk është e nuk mund të jetë një ndër pasanikët e shumtë si Soros që merr për hunde vendimmarrjen e shtetit më të fuqishëm të botës, se janë një numër i madh institucionesh, departamente dhe agjenci, që bashkëpunojnë dhe pjekin nga një Presidencë në tjetrën marrjen e një vendimi shumë të peshuar. Ata që nuk duan apo nuk kanë mundësi të sqarohen janë vetëdënuar të jenë viktima të propagandës mashtruese, që i deformon mendërisht në atë shkallë sa të thonë “SHBA është komuniste”, SHBA duan të përjetësojnë qeverisjen e Edi Ramës (SHBA që ndërrojnë për vete çdo katër ose maksimumi tetë vjet Presidentin dashkan të përjetësojnë qeverisjen e Edi Ramës!) e plot mbroçkulla të kësaj natyre.

Vota e këtyre njerëzve, sidomos e grupit të parë që e ka me humbjen e 25 prillit, nuk do të jetë antimerikane në votim, por në lexim. Kjo votë do të numërohet një për një në shumoren e sfidës ndaj SHBA. Ëndrra e non gratave të shpallur dhe e të pashpallurve që e dinë se i plotësojnë kriteret për t’u shpallur është zhvlerësimi me votë popullore i instrumentit non grata për t’i përcjellë SHBA mesazhin ju na sanksiononi për korrupsion, zgjedhësit tanë na promovojnë, na medaljojnë!

Nuk ka nevojë të komentojmë sa i trishtë tingëllon një mesazh i tillë për marrëdhëniet e vendit tonë me SHBA. Jo se SHBA do të tërhiqeshin nga angazhimet e tyre për të luftuar pandëshkueshmërinë në Shqipëri. Në vendin tonë ka në çdo rrethanë një shumicë absolute proamerikane. Këtë nuk e ndryshon lufta në Ukrainë, që ka marrë tërë vëmendjen e SHBA dhe vendeve demokratike të botës. Është e natyrshme: shqiptarët s’kanë si t’i bien së mirës me shqelm, as të vrasin veten me duart e tyre, as të humbasin nëpër mjegullat e ngjarjeve botërore që arrivistët e vegjël të Shqipërisë e kanë pasur zakon t’i shfrytëzojnë për t’i bërë ndonjë gol SHBA dhe BE-së. Vetë lufta në Ukrainë po na tregon më qartë se kurrë rolin vendimtar të SHBA dhe NATO-s në mbrojtje të integritetit dhe pavarësisë sonë. E kam shkruar disa herë dhe dua ta përsëris: liderit e ndriçuar shqiptarë duhet të investohet për mirënjohjen dhe për rëndësinë jetike në vazhdim që kanë për Shqipërinë dhe kombin shqiptar marrëdhëniet e ngushta me SHBA. Edhe kur kanë probleme si individë me SHBA. As mund të fitojmë, as duhet të fitojmë kundër SHBA. Nga kjo pikëpamje kandidatët e mbështetur apo të “zotëruar” nga personat e shpallur non grata duhet t’i ishin përgjigjur në emër të zgjedhësve të tyre pyetjeve domethënëse të ambasadores amerikane pak ditë më parë.

Qëlloi që këto zgjedhje të pjesshme në gjashtë bashki të zhvillohen në një kohë të vështirë lufte, që rrezikon eskalimin jashtë kufijve të Ukrainës. Duken në pamje të parë zgjedhje “pa rendësi”, që u interesojnë vetëm militantët respektive të partive konkurruese. Qytetarët nuk duhet t’ua lënë vetëm në dorë të militantëve mesazhin që duhet të japin.

 

Tags: non grataPrec zogajSHBAZgjedhjet

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Next Post
Ukraina kryeson tabelën e medaljeve të Lojërave Paralimpike Dimërore

Ukraina kryeson tabelën e medaljeve të Lojërave Paralimpike Dimërore

Ukraina paralajmëron Rusinë: Nuk po respektoni ar*ëpushimin

Ukraina paralajmëron Rusinë: Nuk po respektoni ar*ëpushimin

“Vlerësojmë ndihmën e Shqipërisë”, Zelenskyy bisedon në telefon me Ramën

"Vlerësojmë ndihmën e Shqipërisë", Zelenskyy bisedon në telefon me Ramën







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Putin: Trupat ruse kanë marrë 5000 km² tokë në Ukrainë që nga fillimi i vitit
Bota

Putin: Trupat ruse kanë marrë 5000 km² tokë në Ukrainë që nga fillimi i vitit

by mirseda
22:40 | 07/10/2025
0

Që prej fillimit të këtij viti, forcat ruse kanë marrë nën kontroll rreth 5.000 kilometra katrorë territor...

Mersini zyrtarizohet kandidate për Bashkinë e Vlorës: Është mision shpirtëror

Mersini zyrtarizohet kandidate për Bashkinë e Vlorës: Është mision shpirtëror

22:23 | 07/10/2025
Rusia rrit bonuset për të tërhequr më shumë rekrutë në luftën në Ukrainë

Rusia rrit bonuset për të tërhequr më shumë rekrutë në luftën në Ukrainë

21:50 | 07/10/2025
Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi shpall kushtet për paqe

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi shpall kushtet për paqe

21:07 | 07/10/2025
Lezhë/ Makina shkrumbohet tërësisht nga flakët

Lezhë/ Makina shkrumbohet tërësisht nga flakët

20:47 | 07/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com