Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

“Gërdeci” amerikan i Shkëlzen Berishës

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
“Gërdeci” amerikan i Shkëlzen Berishës

Nga Mero Baze/ Shkëlzen Berisha nuk ja ka dalë dot të shpëtojë nga akuzat se ka qenë i përfshirë në trafikun e armëve me origjinë kineze nga Shqipëria në Afganistan, si sekser i një palë trafikantësh shqiptarë, që ja kanë imponuar kontratën dy blerësve amerikanë. Ai po ashtu ka dështuar të heqë nga shpina akuzat se qëndron pas biznesit vdekjeprurës të demontimit të armëve në Gërdec. Një gjykatë në Florida i ka hedhur poshtë pretendimet e Shkëlzen Berishës, duke analizuar gjithë faktet e publikuara dhe duke i konsideruar ato të besueshme.

Në përshkrimin e fakteve, gjykata pasi ka përmendur si referenca gjithë raportet e medias ndërkombëtare me autoritet, ka përmendur po ashtu dhe dëshmi konfidenciale që persona të përfshirë në këto histori, siç janë dy biznesmenët amerikanë, apo vajza e Kosta Trebickës, kanë dhënë për të.

Vendimi i gjykatës për të pushuar çështjen, pas padisë së bërë nga Shkëlzen Berisha kundër Guy Lawson, autorit të librit “Armët & Çunat”, për të cilin kishte kërkuar 60 milionë dollarë dëmshpërblim, është një leksion drejtësie.

Nesër gazeta TemA do ta botojë të plotë vendimin, por paraprakisht vlen të veçojmë disa përfundime rreth kësaj historie.

Së pari, Shkëlzen Berisha ka shkuar deri në Amerikë “për të gjetur drejtësi”, jo sepse ai nuk ngrinte dot padi në Shqipëri. Por ai ka shkuar atje, me të njëjtin mentalitet dhe me të njëjtën taktikë, siç bën babai i tij zakonisht në Shqipëri.

Me kërcënim!

Shkëlzeni ka menduar se, duke kanosur gazetarin Laëson, do arrijë të fitojë gjyqin.

Shkëlzeni ka kërkuar 60 milionë dollarë dëmshpërblim për prishjen e imazhit, sikur ai të ishte Robert de Niro, Brad Pitt apo Pamela Anderson, dhe Guy Lawson të ishte Mark Zuckerberg, Elon Musk apo Bill Gates.

Falë bëmave të babit dhe bëmave të veta, Shkëlzeni është bërë personazh në Shqipëri, por në Shqipëri imazhi i tij, përfshi dhe Arminën, nuk vlen më shumë se dyqani i brekëve luksoze në Bllok.

Shkëlzeni ka kërkuar 60 milionë dollarë, sepse Guy Lawson duhet të ndjehej i kërcënuar: ose 60 milionë dollarë, ose marrëveshje jashtëgjyqësore, pranim i fajit dhe heqje e pasazheve për të nga libri! Ndryshe nuk shpjegohet shifra astronomike e kërkuar para një gjykate amerikane për një personazh të huaj provincial, të cilin në Amerikë nuk e njeh dhe nuk e konsideron njeri.

Së dyti, ky arsyetimi me dy “alternativa”, të dyja fituese, është tipik i njerëzve që mendojnë se drejtësinë e kanë në xhep dhe nuk e konsiderojnë idenë se drejtësia mund të dalë jashtë skemës së tyre. Sikur qoftë për një moment të kishte menduar skenarin e humbjes, Shkëlzeni (ose babi) do kishin zgjedhur modestinë si taktikë, në vend të kanosjes, do kishin kërkuar kompromisin si me palën kundërshtare, ashtu dhe me gjykatën, do kishin shtrirë dorën, në vend që të ngrinin grushtin.

Në vetvete, vendimi i gjykatës është model i një arsyetimi brilant. Për këtë, ai meriton të përkthehet dhe të studiohet si kazus në shkollat tona juridike. Gjykata ka rrëzuar padinë, pas një analize ligjore dhe faktuale të shkëlqyer dhe tepër serioze, mbështetur në dy shtylla:

Mbrojtja e reputacionit nuk bëhet me përzgjedhje, por kurdoherë dhe ndaj çdo sulmi që i vjen atij. Gjykata ka kuptuar se gurin e parë kundër “Kryeministrit dhe djalit të tij mafioz” e ka hedhur New York Times, pastaj Rolling Stones, Al Jazeera dhe një numër mediash të tjera. Ne dimë nga historia e politikës shqiptare se “kryeministri mafioz” e quajti New York Times “letër higjenike”, ndërkohë që Gjykata e Distriktit Jugor të Floridës na tregon se të gjitha shkrimet dhe publikimet e mediave të shumta nuk janë kundërshtuar kurrë juridikisht as nga “kryeministri, as nga djali i tij mafioz”.

Në gjykatë, Shkëlzeni ka thënë se vende- vende ka nisur emaile dhe ka kërkuar korrigjimin e shkrimeve kundër tij, por gjykatës nuk i nxorri asnjë sms për provë, lëre pastaj emaile apo ankesa proceduriale.

Diveroli, çuni i famshëm amerikan që mendoi se mund të bëhej i famshëm duke bërë pazar me mafian shqiptare, Kosta Trebicka, denoncuesi fatkeq i Shkëlzenit, Delijorgji, partneri i çunave të Zenit në biznesin famëkeq të demontimit, Pinari, ish- drejtori i dënuar i MEICO-s, të gjithë këta, kanë tërhequr, korrigjuar dhe mohuar akuzat ndaj Shkëlzenit, si i përfshirë në trafikun korruptiv të armëve me mafian shqiptare. Dhe kjo flet shumë për gjykatën, se me kë kemi të bëjmë. Për ta ilustruar këtë fenomen, gjykata citon deklaratat e bëra nga Luan Hoxha, ish- shef i Shtabit, në Ambasadën amerikane në Tiranë kundër Shkëlzenit, por që nuk guxonte t’i bënte në gjykatë.

Gjykata amerikane, megjithatë, arsyeton se këto rrethana nuk mjaftojnë për të të çliruar nga e keqja, nuk të bëjnë automatikisht çun të mirë. Gazetari amerikan, në përcaktimin e rolit të djalit të kryeministrit në historitë e mëdha të korrupsionit, kishte shfrytëzuar burime të tjera informacioni. Kishte dy çunat e tjerë amerikanë, ortakë të Diverolit, Packouz and Podrizki, të cilët i mbajtën në këmbë akuzat e tyre, kryetarin e Bashkisë Tiranë, që besonte se Shkëlzeni ishte i lidhur me aferën korruptive të demontimit, vajzën e Kosta Trebickës, e cila i kishte thënë se i ati ishte hequr nga biznesi i ripaketimit për t’i hapur rrugën djalit të kryeministrit, kishte Andi Belliun, punëtor tek punishtja e Gërdecit, i cili e e quante djalin e kryeministrit “hija” që fshihej pas aferës mafioze me demontimin në Gërdec.

Gjykata amerikane thotë në vendim se nuk janë dëshmitë çliruese apo ato rënduese që e mbajnë në këmbë, ose e rrëzojnë një akuzë, por janë dëshmitë e besueshme dhe ato të pabesueshme. Gjykata amerikane i ka quajtur dëshmitë e grupit të dytë, të besueshme. Prandaj ka vendosur në favor të gazetarit amerikan dhe në dëm të Shkëlzenit.

Së treti, gjykata ka arsyetuar me shumë përgjegjësi dhe për periudhën pas akuzave dhe sjelljet e personazheve. Në këtë aspekt, Shqipëria e pas vitit 2013, kur pushteti ka ndryshuar, duket se është vite drite larg, qoftë dhe Maqedonisë, në mënyrën se si ka vepruar ndaj ish- zyrtarëve problematikë. Zaev brenda vitit arrestoi ish- kryeministrin, dhe bëri marrëveshje të mëdha me fqinjët, ndërsa personazhi në fjalë, ose i ashtuquajturi “paditësi”, udhëton çdo fundjavë drejt Vjenës, apo botës arabe, pasi prej dhjetorit nuk ikën dot në SHBA, duke demonstruar me arrogancë se është në gjendje të harxhojë milionat e veta, pa i hyrë gjemb në këmbë nga drejtësia, ndërkohë që përflitet si pronar informal i disa portaleve, ku shumat e harxhuara për propogandë politike, janë marramendëse.

Së katërti, ky vendim i gjykatës amerikane është mirë që të studiohet në shkollat juridike shqiptare si kazus drejtësie, jo vetëm se vjen tek ne si drejtësi amerikane, por së pari sepse vjen tek ne si drejtësi për një çështje dhe për një personazh, përpara  të cilët drejtësia shqiptare ka thyer hundën.

Nuk them që këtë lëndë ta japë doemos në universitete, Argita, por shoqet e saj.

Siç e thotë në arsyetimin e vet Gjykata e Floridës, ky njeri, “paditësi”, siç i referohet ajo, dhe Fatmir Mediu, nuk shkuan kurrë para drejtësisë për Gërdecin, por u mjaftua gjithçka me burgun e Delijorgjit e Pinarit.

Në këtë aspekt, ky vendim gjykate, duhet të shërbejë si një indicie e re për SPAK, për të rihapur hetimin mbi rolin e këtij personazhi në dy aferat e mëdha të Gërdecit, atë të demontimit dhe atë të trafikut të armëve, dy histori ku ky ka vepruar me të njëjtin grup pune. Provat janë pa fund dhe shumë më tepër se ato që i kanë mjaftuar kësaj gjykate amerikane. Mjafton të arsyetosh dhe punosh me standartin e kësaj gjykate, dhe drejtësia vjen vetë.

Ky vendim gjykate, është “Gërdeci” amerikan për Shkëlzen Berishën, jo se kanë gjë personale me të, por se ata nuk lënë kurrë të lirë një njeri të përfshirë në korrupsion si ky. Partnerët e tij amerikanë, që ky i detyroi të paguanin për të, drejtësia amerikane i futi në burg, ndërsa ky është i lirë dhe si “gjeli majë plehut”, mendon se mund të kërcënojë dhe ata që shkruajnë të vërtetën në SHBA. Ndaj e ka hedhur veten në erë nga ky “Gërdec” amerikan, që po ashtu e ka bërë vetë. Siç bëri Gërdecin shqiptar.

Tags: amerikanGërdecimero bazeShkëlzen Berishës

TË LIDHURA

Në Elbasan, komisionerët ngatërrojnë kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore
Aktualitet

Në Elbasan, komisionerët ngatërrojnë kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore

22:46 | 10/05/2025
Dy kandidatët e Berishës ndalojnë makinë, pretendohet blerje votash për PS
Aktualitet

Dy kandidatët e Berishës ndalojnë makinë, pretendohet blerje votash për PS

22:16 | 10/05/2025
Ishte me pushime në Greqi, vritet në atentat bosi shqiptar i lojërave të fatit
Aktualitet

Ishte në kërkim nga SPAK e policia për korrupsion në zgjedhje, ndalohet Kalosh Peposhi

22:02 | 10/05/2025
Next Post
Këto tre shenja të horoskopit janë të sëmurë nga zilia

Këto tre shenja të horoskopit janë të sëmurë nga zilia

Olta Boka flet më në fund për lidhjen me djalin e deputetit (foto)

Olta Boka flet më në fund për lidhjen me djalin e deputetit (foto)

Ozil ‘nuk heq dorë’ nga Erdogan, gjesti i radhës i turkut ‘tërbon’ gjermanët (Foto)

Ozil ‘nuk heq dorë’ nga Erdogan, gjesti i radhës i turkut ‘tërbon’ gjermanët (Foto)

JU REKOMANDOJMË

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025
“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

“Driloni nuk përmbahet më – shpërthen me deklaratë të fortë kundër Sarës”

17:54 | 07/05/2025




TË FUNDIT

Në Elbasan, komisionerët ngatërrojnë kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore
Aktualitet

Në Elbasan, komisionerët ngatërrojnë kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore

by mirseda
22:46 | 10/05/2025
0

Një situatë e pazakontë dhe qesharake është regjistruar në Qarkun e Elbasanit gjatë fazës së shpërndarjes së...

Çfarë po ndodh mes Egli Tako-s dhe Gjestit. A e uroi Egli për ditëlindje?

Çfarë po ndodh mes Egli Tako-s dhe Gjestit. A e uroi Egli për ditëlindje?

22:42 | 10/05/2025
Erjola Doçi dhe Lumbardh Salihu në lidhje dashurie?

Erjola Doçi dhe Lumbardh Salihu në lidhje dashurie?

22:37 | 10/05/2025
Gazetari shpërthen në Ferma Club: Rrëfimi i Albës është i pavërtetë, njoh ish-burrin e saj!

Gazetari shpërthen në Ferma Club: Rrëfimi i Albës është i pavërtetë, njoh ish-burrin e saj!

22:22 | 10/05/2025
Dy kandidatët e Berishës ndalojnë makinë, pretendohet blerje votash për PS

Dy kandidatët e Berishës ndalojnë makinë, pretendohet blerje votash për PS

22:16 | 10/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com