Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Gazment Bardhi kallëzon në SPAK Edi Ramën

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ka kallëzuar në SPAK kryeministrin Rama për “shpërdorim detyre”, duke e akuzuar për dhënien e statusit investitor strategjik bashkëshortit të Ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Deputeti Bardhi në emër të Grupit Parlamentar të PD-së depozitoi në SPAK një kallëzim penal kundër kryeministrit Edi Rama për “shpërdorim detyre”, vepër penale e cila dënohet deri në 7 vjet burg. Bëhet fjalë për rastin e dhënies së statusit investitor strategjik dhe pasurive publike në përdorim për bashkëshortin e Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Bashkëshorti i ministres Xhaçka ka përfituar statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli disa katësh me 5 yje në një sipërfaqe zhvillimi prej 10.592 m² dhe me vlerë rreth 5.5 milion euro, në Gjilekë, Bashkia Himarë.

Shoqëria në pronësi të bashkëshortit të Xhaçkës ka përfituar masën mbështetëse të lejimit të përdorimit të bregut para hotelit për një periudhë 30 vjeçare, si dhe përfiton nga incentiva e reduktimit të TVSH-së.

Kjo për demokratët është bërë në shkelje flagrante të ndalimeve ligjore të parashikuara në ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit.

“Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e tij si epror i ministres Olta Xhaçka, por edhe si Kryetar i Komitetit të Investimeve Strategjike, ka përgjegjësinë ligjore për të zbatuar ndalimet e parashikuara nga ligji nr. 9367, datë 7.4.2005 “për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, ku qartësisht specifikohet se deputeti/ministri nuk mund të përfitojë përdorimin e pronave publike dhe se ky rregull vepron njëlloj edhe për bashkëshortin/en e tij”, thuhet në kallëzimin e firmosur nga deputeti Gazment Bardhi.

Në kallëzim evidentohet gjithashtu fakti se sipas ligjit në fuqi, në rast se aksionet apo pjesët në kapital janë të regjistruara në emrin e bashkëshortit, ato vlerësohen njëlloj si të ishin të regjistruara në emër të vetë deputetit/ministrit dhe bashkëshortit të tij/saj i kufizohen të drejtat pasurore për to, në të njëjtën masë dhe mënyrë si në rastin e vetë deputetit/ministrit.

“Duke mos aplikuar këtë ndalim, kryeministri Edi Rama dhe anëtarët e Komitetit të Investimeve Strategjike, të cilët kanë qenë në dijeni se kompania përfituese është në pronësi të bashkëshortit të ministres/deputetes Olta Xhaçka, me dashje kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullit të detyrës, duke i sjellë përfitime materiale të padrejta familjes së ministres Xhaçka”, thuhet në kallëzim.

Kallëzimi penal ndaj Edi Ramës vjen një ditë pasi një grup deputetësh të Partisë Demokratike i kërkuan Kuvendit që të nisin procedurat për konstatimin e papajtueshmërisë me mandatin e deputetit për Olta Xhaçkën.

 

Tags: edi ramaGazment Bardhiolta xhacka

TË LIDHURA

Aktualitet

“Ku fillon drejtësia?” Gogu: Jo në sallën e gjyqit, por në Shkollën e Magjistraturës

12:50 | 04/06/2026
Aktualitet

Dosja Revanshi/ Sa vite burg kërkoi SPAK për Durim Bamin dhe Aldo Avdylin

12:22 | 04/06/2026
Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim me tritol në Laç

12:13 | 04/06/2026
Next Post

30-vjeçarja shtatzënë me bashkëshortin 60-vjeçar, bum kritikash nga ndjekësit në rrjetet sociale

Përdorën ndriçimin e celularit me ikjen e energjisë, mjekët i dëmtojnë veshin foshnjes

Indeksi i Eurostat/ Ushqimet në Shqipëri, kushtojnë njësoj si në BE







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Ku fillon drejtësia?” Gogu: Jo në sallën e gjyqit, por në Shkollën e Magjistraturës

by mirseda
12:50 | 04/06/2026
0

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se reforma në drejtësi po hyn në një fazë të...

Trump dhe tarifat e reja ndaj 60 vendeve për “punën e detyruar”

12:45 | 04/06/2026

Dosja Revanshi/ Sa vite burg kërkoi SPAK për Durim Bamin dhe Aldo Avdylin

12:22 | 04/06/2026

LAJM I FUNDIT/ Shpërthim me tritol në Laç

12:13 | 04/06/2026

Lamallari i kthehet opozitës:S’më latë të flas. Duhet të iki në Korçë, nuk qëndroj në shfaqjen tuaj

11:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com