Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Gazetari kërcënohet ‘live’, Çollaku:  Ja mesazhet e koduara

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Avokati i Nezar Seitaj ‘kërcënon’ gazetarin Basir Çollaku

Ka vijuar dhe ditën e sotme debati lidhur me gazetarin ivestigativ Basir Çollaku dhe dosja Habilaj. Gazetari me anë të një postimi në rrjetin social të ‘Facebook” shkruan se ka marrë kërcenim në një emision ‘live’.

Ai gjithashtu ka bërë një krahasimit të mesazhit që ka marrë dhe me mesazhin që ish-ministri Tahiti  dhenë para pak ditëve, ku u shpreh se  nuk kishte bir nëne dhe bir kurve që ta ndalte atë në bërjen e drejtësisë.

 Gazetari ka shkuar më tej teksa ka treguar dhe mesazhet e dy viteve me parë dhënë nga një oficer Italian: : Basir, duhet bere kujdes i madh, sepse personat e përfshire ne ketë histori te rende trafiku droge dhe armesh ne Itali dhe Shqipëri, janë shume te pushtetshëm, tmerrësisht te pasur dhe jashtëzakonisht te rrezikshëm….dhe janë bashke. Une nuk e dyshova ndonese atëherë ishin jashtë qelise ndryshe nga sot…rrezikshmëria nuk eshte pakesuar vetëm është diversifikuar. Antimafia italiane dhe Krimet e Renda duhet tia dalin…

 

Reagimi i plotë i Çollakut:

Omerta, Kodi siçilian i heshtjes, nga Roma, dhe çme tha oficeri italian…

Lajmesi me i keq se hejkesi thote populli. Rastesi leksikore, me teper se dashje e lige. Te marten, ne emisionin 360 grade te kolegut Artur Zheji, jam hasur ne nje episod te pazakonte, kur nga nje shkrim imi ne faqen e fb me vjen nje mesazh i koduar nga Italia, nga avokati i Habilajve dhe Nezar Seitit.

Kjo nga kolegia Alba Kepi, qe ne menyre fotografike, ndoshta mendonte se e drejta ishte me te. Kjo sme kish qelluar ne kete forme, prej mbi 20 vitesh zanat gazetarie, ku kanosjet kane qene te pranishme jo pak raste. Kepin nuk e fajesova, as e kuptova drejtperdrejt, por tej saj çka u tha, di shume me teper sa u bidedua live ne ate emision.

Kolegia nga Roma tha “Unë kam zhvilluar një bisedë sot në mbrëmjen me avokatin e Nezar Seitajt, njëkohësisht avokati i Moisi Habilajt. Më kërkoi të informoj zotin Basir Çollaku, që të mos përhapin “fake neës” pasi ai dhe familja e z.Seitaj po përgatisin një paralajmërim për denoncim për shpifje për lajmin e përhapur sot. Ai ma ka kërkuar personalisht.”

Po nese do mbetej profesionale kolegia duhet te kishte thene se sipas avokatit te Habilajve ajo qe gazetari Basir Çollaku ka shkruar ne faqen e tij ne fb nuk eshte e vertete. Dhe se mbrojtja italiane e te pandehurve Habilaj-Seiti mendonte te beje padi karshi meje. Po kush e detyroi Kepin te behet ndermjtese mesazhesh?!?! Aq me teper live?!?!

Çfare ndryshimi ka ky mesazh “italian” nga ai i Tahirit pak dite me pare ne Tirane?! Une them jo. Perse ajo pranon autorizimin e nje avokati, kushfoqofte ai, te beje nje pune qe nuk eshte e saj te me njoftoje mua per llogari te tij? Ne nje histori droge. Eshte e paguar?!?! E zene ngushte? E zene ne siklet? Nuk dua te besoj asnjeren pyetje! Ne nje histori trafiku qe une e njoh me shume detaje me teper se shume kolege ne Itali dhe ne Shqiperi djalli eshte pronar detajesh.

Debati informativ çaloi dhe per burgun ne Rome ku gjendej Seitaj, qe sipas koleges nuk kishte seksion te sigurise se larte, por qe rezulton e kunderta. Gjithnje nuk mendoj se te gjitha keto i ka thene avokati Catalano nga mungesa e pervojes. As nga avokati shqiptar Detar Hysi i bere pale me qeverine ne kete histori, duke mos kallzuar penalisht paligjshmerine dhe duke qene i vonuar ne denoncimet e shumta. Avokati duket si zyrtar qeverie ne kete çeshtje. Mbase eshte dakortesuar me Habilaj-Tahiri edhe ai. Ndoshta edhe ai eshte nen presion apo i blere?!?! Ndoshta.

Mafia punon gjithandej. Fjalia tjeter porosi e avokatit per mua apo konkluzion i koleges ishte ” Të përhapësh lajmin se ai është bashkëpunëtor i drejtësisë italiane do të thotë të vësh në rrezik jetën e tyre. Familjarët janë të shqetësuar”

Kush tha ne shkrimin tim se Nezari eshte i penduar i drejtesise italiane?! Po gatuhet, ka perpjekje per nje akord. Sigurisht ky eshte nje version ku drejtesia po tenton me shume te pandehur. Po a e verifikoi kolegia ne Prokurori dhe autoritete te drejtesise se kjo nuk qendron?!?! Nga sa me tha mua live jo. Atehere perse ti besojme te vetmes deklarate te avokatit mbrojtes te te akuzuarve per trafik nderkombetar droge ne nje kohe te pambyllur procesi?!?! 
Kam lexuar median italiane dhe kuptohej se shkrimi im kishte ngjashmeri te theksuar ne permbajtje me ate qe kishte ndodhur. Shtypi italian, ashtu si avokati na solli dijenine permes koleges pranonin zhvillime te seancave, pranise prane magjistrateve, se shpejti ne data te papercaktuara ende! 

Nga kush jane te kercenuar familjaret nese ky lajm bart jo te verteten?!? Po vetepergjigjem!

Artan Habilaj eshte i paarrestuar, ish-ministri Sajmir Tahiri i akuzuar, por i paarrestuar per mosdhenie leje nga Kuvendi. Nuk di te kete te paarrestuar te tjere me rrezikshmeri te larte, te cilet jane kanosje e frikshme per familjaret e Seitajt dhe Habilajve, te cilet kane edhe lidhje shume te aferta familjare.

Jane Mafioze te tjere ne kerkim emrat e te cileve Prokuroria per Krime te Renda dhe Antimafia italiane e Catanias nuk na i kane bere te ditur?! Keta do te ishin potencialisht rrezik vrases. Larg qofte. Apo ndoshta dijenite e deshmitareve do sillnin fakte tronditese per organizaten e pagoditur plotesisht? 
Kush kercenon? 
Ndragheta?
Camorra?
Cosa Nostra?
Sacra Corona ?
Edi Rama.dhe Sajmir Tahiri? 
A kane pasur koleget italiane te Tahirit dhe Rames per kte afere te madhe droge te kesaj bande?!?! Une besoj se po. Sepse Antimafia italiane ka nje profesionalizem te pazakonte. 

Pyetja tjeter e ftohte ne kete mot hetimor te nxehte eshte se: A jemi ne kete nxitim te shkujdesur ne nje mesazh te llojit “Omerta”, Kodit Siçilian te Heshtjes.. ?! 

Gjasat rrefejne detaje te pazbardhura ende. Ka episode hetimore te trafikut te droges ende te pabera publike. Kete une nuk e kam mesuar nga avokati i nderuar. Nje organizate e akuzuar per trafik nderkombetar narkotikesh dhe armesh, nuk eshte kurre miqesore, aq me teper kur gjendet tej hekurave.

 Ekstradimi i paligjshem i Seitajt, moshetimi dhe mosndeshkimi ligjor i personave pergjegjes, mosarrestimi disa pjesetareve te bamdes, bredhja ne liri e J. Çeles, Gj. Kohiles dhe S. Bodes, dalja e Sotes nga burgu duke lene jetim 863 mije euro, te cilat PROKURORIA zyrtarisht i quan te Tahirit, kanosja e te akuzuarit si mbeshtetes i organizates Sajmir Tahiri, se nuk ka bir kurve qe…jane mjaftueshmerisht detaje se Omerta i ben pune organizates.

 Kolegia ime Kepi nga Italia ka sjelle nje mesazh per mua qe ne menyren si une e shoh dhe detajet qe di rreth ngjarjes, eshte mesazh i koduar Mafioz. Bartesja, e autorizuara per te me njoftuar nuk ka te beje me pamundesine e paqarte mes lajmit dhe ngutjes. Une do besoj se zhvillimet do sjellin pune te mira drejtesie. Nje oficer i larte italian ne sektorin e hetimit te droges me tha dy mote me pare tek ndiqja disa episode te kesaj çeshtje te rende jashte vendit..:

Basir, duhet bere kujdes i madh, sepse personat e perfshire ne kete histori te rende trafiku droge dhe armesh ne Itali dhe Shqiperi, jane shume te pushtetshem, tmerresisht te pasur dhe jashtezakonisht te rrezikshem….dhe jane bashke. Une nuk e dyshova ndonese atehere ishin jashte qelise ndryshe nga sot…rrezikshmeria nuk eshte pakesuar vetem eshte diversifikuar. Antimafia italiane dhe Krimet e Renda duhet tia dalin…

Tags: Çollakugazetarijakercenohetkoduaralivemesazhet

TË LIDHURA

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës
Aktualitet

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

21:55 | 20/01/2026
Zbardhet udhëzimi i Nokës për kryetarët e PD-së: Përditësoni listat e anëtarësisë
Politikë

Zbardhet udhëzimi i Nokës për kryetarët e PD-së: Përditësoni listat e anëtarësisë

19:36 | 20/01/2026
“Alarm në QSUT”, Alimehmeti: Pa mirëmbajtje gjeneratorësh, protestë më 24 janar
Politikë

“Alarm në QSUT”, Alimehmeti: Pa mirëmbajtje gjeneratorësh, protestë më 24 janar

18:44 | 20/01/2026
Next Post
Doni të shkoni në Amerikë? Ambasada njoftim pune për studentët shqiptarë

Doni të shkoni në Amerikë? Ambasada njoftim pune për studentët shqiptarë

Ngjarja në Kamëz/ Djali 6-vjeç i traumatizuar , u fsheh poshtë banakut për ti shpëtuar plumbave

Ngjarja në Kamëz/ Djali 6-vjeç i traumatizuar , u fsheh poshtë banakut për ti shpëtuar plumbave

Foto/Melania ka sot ditëlindjen, ja si e uron Presidenti Trump  

Foto/Melania ka sot ditëlindjen, ja si e uron Presidenti Trump  







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Keijsi dhe Ina, afërsi intime në shtëpi, Stelina e shtangur nga pamjet
Showbizz

Keijsi dhe Ina, afërsi intime në shtëpi, Stelina e shtangur nga pamjet

by mirseda
23:02 | 20/01/2026
0

Kejsi dhe Ina këto ditë duket se kanë qenë më të afërt se asnjëherë në shtëpi. Në...

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

21:55 | 20/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën”/ Mateo rrëfen historinë me Brikenën jashtë: Më ka mbetur peng

“Familjarët e saj më prenë rrugën”/ Mateo rrëfen historinë me Brikenën jashtë: Më ka mbetur peng

21:52 | 20/01/2026
Bahamas heq vizat për Kosovën, Osmani: Lidhje më të forta

Bahamas heq vizat për Kosovën, Osmani: Lidhje më të forta

21:06 | 20/01/2026
Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga kthimi në Kosovë

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga kthimi në Kosovë

21:03 | 20/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com