E hënë, 26 Korrik, 2021
20.5 C
Tirana

Foto/Melania ka sot ditëlindjen, ja si e uron Presidenti Trump  

Gruaja që tërhoqi vëmendje me veshjen e bardhë gjatë vizitës së presidentit të Francës Emmanuel Macron në SHBA, sot mbush 49 vjeç. Melania, lindi në Novo Mesto në Slloveni në vitin 1970.

Ajo ka një motër më të madhe Ines dhe një vëlla vetëm nga nëna i quajtur Denis po ashtu edhe ai është më i madh, me të cilën ajo nuk u takua kurrë.

Melania ka studiuar arkitekturën dhe dizajnin në Universitetin e Lubjanës në kryeqytetin slloven.

Ajo u zhvendos në Nju Jork më 1996 dhe punoi si modele dhe nuk i pëlqente politika, por ajo shikonte shume filma ose kohën e lirë ia kushtonte palestrës.

Por, dy vjet më vonë ajo takoi Donald në një klub nate në Nju Jork, edhe pse ai ishte i martuar.

Ai i kërkoi numrin  asaj dhe ajo e refuzoi duke e ditur se ai kishte dikë tjetër.  Por, më pas në vitin 2005 çifti u martua.  Ata kanë një fëmijë të quajtur Barron, i cili flet rrjedhshëm edhe gjuhën sllovene.  Si dhe gjuhën e saj amtare, Melania flet rrjedhshëm anglisht, frëngjisht dhe italisht,  dhe disa gjuhën serbo-kroate dhe gjermane.

Një ditë më parë, Donald dërgoi një email duke lavdëruar rolin e saj në familjen Trump dhe duke i kërkuar mbështetësve të nënshkruajnë një kartolinë për ditëlindjen e saj.

“Melania është shkëmbi dhe themelet e mia,” shkroi presidenti, “dhe unë nuk do të isha njeriu që unë jam sot pa të, nga ana ime, ajo është themeli i familjes sonë dhe një nënë e pabesueshme për djalin tonë Barron, jam aq krenar për arritjet e saj, dhe unë shpresoj se dhe ju do t’i dëshironi  me të mirën në ditën e saj të veçantë. ”

Që nga hyrja në Shtëpinë e Bardhë, Melania ka luajtur një rol disi të ndryshëm nga paraardhëset e saj. TIRANA TODAY

   

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kroaci/ Albin Kurti viziton të plagosurit, nesër Kosova në ditë zie

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vizitoi në spital, të plagosurit nga aksidenti tragjik i mëngjesit të kësaj të diele. Në deklaratën për mediat, ai...

Më e fortë PD-ja pas Kuvendit, por më e vogël elektoralisht…

Nga Eduard Zaloshnja Pak pikëpyetje kishte para kuvendit të PD-së se ç’do të ndodhte me propozimet e rivalëve të Bashës për ndryshimet rrënjësore në statutin...

Golem/ Shpëtohen nga mbytja dy vajza, pushuesit shmangin tragjedinë

Dy vajza të moshave 10 dhe 17 vjeç, nga Elbasani, u shpëtuan nga mbytja sot në plazhin e Golemit. Ndërhyrja e Policisë, pushuesve dhe mjekëve...

Fauci: doza e tretë e vaksinës e nevojshme për një kategori të caktuar

VOA/Anthony Fauci, zyrtari më i lartë amerikan për sëmundjet infektive,tha të dielën se amerikanët që e kanë sistemin e imunitetit të dëmtuar mund të...

Ballkanizmi i ambasadorëve të perëndimit

Nga Andi Bushati Ambasadorët kryesorë të perëndimit në Tiranë janë bërë sot protagonistë të një parade turpi që reket tu’a shesë shqiptarëve sapunin për djathë....