Gazetari i njohur nga Kosova, Berat Buzhala ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Buzhala e ka konfirmuar vetë lajmin përmes një postimi në Facebook. Ai shkruan se ditën e sotme i është nënshtruar testit në QKUK dhe se përgjigja ishte pozitive.
Gazetari thotë se ka shfaqur edhe simptonat e para dje, ndërsa sot i ka pasur më të lehta.
Postimi i plotë:
Megjithate kjo dite nuk paska qene e duhur per presidentet ?
Sot e kam kry nje test ne QKUK dhe kam dale pozitiv, pra e kam virusin e njohur si COVID 19. Ne anen tjeter Leonard Kerquki qe rri non stop bashke me te ka dale negativ. Po du me thane qe algoritmi i ketij virusi qenka interesant. Qekaq. Ka mundesi qe krejt kemi me kalu kah ky viran. E di qe ju intereson: temperature dje kam pase ma shume, edhe ethe. Sot ma pak temperature e ma pak ethe. Nyjet nuk po me dhamin, ererat po i ni hala etj. etj.
Megjithate e ftoj publikun qe te mos e zhvendose vemendjen prej ngjarjeve politike