pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombelugabahisgrandpashabetmatbet girişzenbetmarsbahiszenbetzenbetcasibomganobetpusulabetjojobet canlıbetplay1win giriş1winbetgit girişholiganbetromabet girişesbetgameofbet giriş1winbetbey girişsonbahisamgbahis girişamgbahiscasinowon girişamgbahismercurecasino girişcasinowonmarsbahis girişmatbet girişbelugabahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetsalvadorpalacebetteosbet1winbetgitromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişimajbetmeritkingMercurecasinoholiganbetganobetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetmatbetgrandpashabetbahiscomhititbetcasibomsuperbetinpusulabetholiganbetjojobetCasibomgrandpashabetromabetjojobet girişJojobetHoliganbetmeritbetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet girişcasibom
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Gazetarët pushime me paratë e krimit”, akuzon Çipa: Mediat shantazhojnë

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant

Nga Anxhela Ferra

“Gazetarët paguhen dhe shkojnë me pushime me paratë e krimit”, ishte kjo deklarata e bërë nga zëvendës-ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari. Në retorikën e tij ai u shpreh kundër gazetarëve investigativë që nxjerrin dosje, fakte dhe të dhëna të tjera në media. Duke i cilësuar si nxjerrje të sekreteve hetimore.

Ndër të tjera, numri dy i ministrisë së Brendshme tha se portale të ndryshme kanë goditur në mënyrë të vazhdueshme komisarë që kanë hetuar grupe kriminale. Sipas tij, kjo gjë i lidh këto media me banda të caktuara.

Në një intervistë për Tirana Today, drejtuesi i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, i cilëson këto deklarata si politike të cilat synojnë të politizojnë më tepër raportin midis pushtetit mediatik dhe politik.

“Kjo është një deklaratë politike. Vlen për të krijuar një situatë të politizimit të mëtejshëm të raporteve midis pushtetit mediatik dhe atij politik. Nëse një autoritet që i përket institucioneve ligjzbatuese të vendit, posedon informacione të tilla, në asnjë mënyrë ato nuk mund të përdoren për konsum politik.

Por, duhet të kanalizohen në procedime institucionale dhe ligjore pranë organeve që merren me hetimin, investigimin. Dhe natyrisht më pas të vijë edhe përballja ligjore e personave që mund ta kenë kryer këtë gjë.

Të marrësh informacionin si gazetar, si media do të thotë që ti t’i shërbesh dhe kontribuosh për transparencën publike në shoqëri. Dhe nuk është asnjëherë e paligjshme e drejta për të siguruar informacionin si gazetarë misionarizmin për të qenë shërbyes i opinionit publik.”

Por, Çipa akuzon edhe mediat dhe gazetarët në vend, të cilat sipas tij janë të fundosura në një sërë problemesh. Pyetjes nëse ka gazetarë të lidhur me bandat kriminale, Çipa i përgjigjet duke thënë se jo të gjithë i respektojnë parimet e gazetarisë dhe t’i shërbejnë publikut.

“Do të isha hipokrit të shprehesha për pastërtinë e medias dhe të një pjesë ndoshta edhe të gazetarëve; kur mediat tona janë të fundosura në një realitet informal. Janë media të cilat kanë dëshmuar trafikim informacioni dhe shantazhim apo qoftë edhe intimidim. Në mediat tona ka probleme të ndotjes publike për shkak të interesave grupale individuale.

Do të ishte amorale dhe unë do të dilja prej vetes, nëse do të shprehesha që mediat tona janë të pastra. Apo që gazetarët tanë janë të gjithë në respekt të parimeve. A ka transparencë financiare në bilancet e mediave tona?

Të gjitha këto nuk janë pyetje retorike, por janë dilema që meritojnë të bëhen transparente prej institucioneve ligjzbatuese, por të pa induktuara nga qëndrimet dhe shërbesat politike.”

Çipa foli edhe për akuzat që i janë bërë policisë së shtetit, të cilët vëzhgojnë dhe përgjojnë gazetarët.  Duke iu referuar rastit të gazetarëve të cilët trajtonin çështjen “Babale”. Sipas tij këto janë metoda të papranueshme dhe të dënueshme.

“Në asnjë mënyrë dhe në asnjë rrethanë në shoqëritë demokratike, pushtetet nuk mund të kryejnë qoftë edhe presion, survejim apo forma të tjera. Të cilat privojnë lirinë e raportimit, të gazetarit dhe në mënyrë të veçantë krijojnë impulse të censurës apo autocensurës.”/TIRANA TODAY

Tags: Aleksandër ÇipaBesfort Lamallarigazetaretparate e krimitpushimeshantazhojnëUnioni i Gazetareve Shqiptarezëvendës-ministri i Brendshëm

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi mbërrin te Kuvendi, qytetarët shpërthejnë në kor: Parlamenti i krimit!

22:07 | 13/06/2026
Aktualitet

Ministri Nufi në Pentagon: SHBA-ja do të mbetet partneri më Strategjik i Shqipërisë

21:27 | 13/06/2026
Aktualitet

Protestat godasin turizmin në Vlorë, operatorët: Anulohen rezervimet, dëmtohet ekonomia

21:10 | 13/06/2026
Next Post

Basha u premton studentëve 10 mijë stazhe pune në vit

Bebe Rexha shtatzënë? Këngëtarja tregon të vërtetën

BREXIT/ May kërkon të shtyhet deri më 30 qershor







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Rajoni

Mickoski takim me Erdogan në Stamboll, detaje nga bisedimet

by mirseda
22:09 | 13/06/2026
0

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski u takua këtë të shtunë në Stamboll me presidentin e...

Marshimi mbërrin te Kuvendi, qytetarët shpërthejnë në kor: Parlamenti i krimit!

22:07 | 13/06/2026

Ministri Nufi në Pentagon: SHBA-ja do të mbetet partneri më Strategjik i Shqipërisë

21:27 | 13/06/2026

Kupa e Botës 2026/ Vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City, arrestohen dy persona

21:25 | 13/06/2026

Kosovë/ Analistët: Pa konsensus politik, vendi rrezikon zgjedhje të reja

21:11 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com