Ditën e hënë do të mblidhet Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për të miratuar listën e kandidatëve për Prokurorin e ri të Përgjithshëm.
Mbledhja do të nisë në orën 12, ndërsa të pranishëm në këtë seancë do të jenë përfaqësues të EURALIUS OPDAT dhe të Ministrisë së Drejtësisë.
Arta Marku e cila është aktualisht në krye të këtij posti, ka aplikuar sërish për të kandiduar. Bashkë me të, në garën për postin e kreut të Prokurorisë së Përgjithshme janë regjistruar edhe 3 kandidatë të tjerë: avokati i njohur Lulzim Alushaj, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela.