Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton se ditën e nesërme do të intervistohen tre kandidatët në garë për Prokuror të Përgjithshëm. Bëhet fjalë për Arta Markun, Fatjona Memçajn dhe Olsian Çelën.
Fillimisht, në pyetje do të merret kryeprokurorja aktuale Arta Marku, për të vijuar më pas me Fatjona Memçajn, dhe më tej me Olsian Çelën.
Njoftimi i KLP: Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në vijim të procesit të vlerësimit të kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, njofton se do të zhvillohen intervistat me të tre kandidatët në garë.
Në zbatim të nenit 19, pika 1 të rregullores “Mbi kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm”, intervistat me kandidatët do të regjistrohen me audio dhe video.
Orari i zhvillimit të intervistave do të jetë si më poshtë:
Arta Marku 09:30
2. Fatjona Memçaj 11:00
3. Olsian Çela 12:30
Këshilli kërkon nga kandidatët të marrin masa për t’u paraqitur pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë në datën dhe orën e njoftuar.