E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Gara brenda PD/ Gjana shpjegon si do votohet: Ja kur dalin rezultatet e para

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demorkatike, Jemin Gjana ka sqaruar procedurat në lidhje me zgjedhjet e 13 qershorit, që do të përcaktojnë kryetarin e ri të kësaj force politike.

Gjana deklaroi se nëse një anëtar i partisë paraqitet ditën e votimit me një dokument anëtarësie dhe nuk e ka emrin në listë, do t’i bëhet një fotokopje kartës së identitetit dhe do të votojë me kartën e anëtarësisë, duke u futur me një listë shtesë.

Deklarata e Gjanajt, u bë ditën e sotme në emisionin ”Kjo Javë” në News 24. Ndër të tjera, Gjana bëri me dije se pjesëmarrja në zgjedhje nuk është kusht, dhe se fituesi do të shpallet me 50 %+1 të votave të vlefshme..

Sipas tij, rezultatet e para të votimeve do të fillojnë nga mesnata, teksa shtoi se numërimi i votave do të kryhet në 76 komisione.

Jemin Gjana:‘Nëse një anëtar do të paraqitet me një dokument anëtarësie, pavarësisht se nuk e ka emrin në listë, do të paraqitet duke patur edhe kartën e identitetit, do të dorëzojë një fotokopje të kartës së identitetit, do të votojë me këtë kartë anëtarësia, do të futet me një listë shtesë. Pra, do të votojë. Për Tiranën do ta kemi pak më të kontrolluar procesin, sepse degët e Tiranës, janë shumë pranë njëra tjetrës. Brenda një dege në Tiranë, qoftë edhe për ilaritet mund të votojë dy herë, se një që është në Kukës, nuk shkon të votojë edhe në Kukës edhe në Dibër. Ndaj do kërkojmë këtë kopje të kartë së identitetit.

Pjesëmarrja nuk është kusht, fituesi shpallet me 50 %+1 të votave të vlefshme. Numërimin do ta bëjmë në 76 komisione që janë krijuar, besoj rezultatet e para do të fillojnë të dalin nga mesnata, por do të jenë rezultate të marra në mënyrë telefonike, jo rezultati përfundimtar. Për rezultatin përfundimtar do të presim procesverbalet në të gjitha degët e PD-së. Do të jetë numërim publik, në tavolinë do të jenë tre anëtarët e komisionit që janë përcaktuar nga kryesitë e degëve dhe 4 përfaqësuesit e kandidatëv, me qëllim që procesi të jetë i besueshëm. Pati shumë kandidatura këtë  dhe u përcaktuan 4. Pati një diskutim shumë të gjatë në kryesinë e PD dhe u gjykua të shkohet me 4 kandidatë si asnjëherë tjetër në historikun e PD, e madje në dijeninë time edhe të ndonjë partie tjetër në Shqipëri.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...